
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas njohjes së Kosovës si shtet nga Siria.
Teksa ka përshëndetur vendimin, Begaj shkruan se Siria tregoi sot se mbështet Kosovën, paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Presidenti falenderon të gjithë ata që bënë të mundur njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.
“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”, shkruan Begaj.
Siria, vend në Lindjen e Mesme, u bë shteti i 120-të i cili ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Lini një Përgjigje