TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2025, 13:36

Ish deputeti: Rama po shtron udhën si President, po i vesh vetes imunitet

Shkruar nga Pamfleti

Ish deputeti: Rama po shtron udhën si President, po i vesh vetes imunitet

Ish deputeti, Enkelejd Alibeaj deklaroi se kryeministri Edi Rama po shtron udhën vetes për t’u bërë President, duke i veshur vetes imunitet absolut.

“Rama kontrollon qeverinë, Parlamentin, Presidencën… dhe këtë dominim politik kërkon ta shndërrojë edhe në dominim kushtetues. Rama kërkon të ndryshojë edhe formën e regjimit. Berisha tha se është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese, pasi kuptoi se pas 11 majit PD-ja po “tretet”. Ka pakënaqësi brenda grupit parlamentar të PD dhe ka kaluar nga konfrontimi te bashkëpërfshirja me Edi Ramën. Është bërë tashmë një opozitë e futur në xhepin e Edi Ramës. Edi Rama po shkon tashmë nga një shumicë ilegjitime për të fituar legjitimitet përmes përfshirjes së Berishës, dhe kjo do të çojë drejt ndryshimit të regjimit kushtetues”, u shpreh Alibeaj në A2 CNN.

Sipas tij, skenari përfshin zvogëlimin e numrit të deputetëve, për të pamundësuar hyrjen e partive të reja në Parlament, si dhe mundësinë e krijimit të një dhome të dytë legjislative.

Por paralajmërimi më i fortë i Alibeajt lidhet me postin e Presidentit: “Në kushtetutë, i vetmi institucion me imunitet penal është Presidenti. Nëse Rama e synon atë post, do ta kthejë në një pozitë me kompetenca ekzekutive, në një sistem gjysmë-presidencial, ndoshta me mandat 7-vjeçar dhe të rinovueshëm. Pra, po shtron udhën për të sunduar vet”, tha ai.

Alibeaj e cilësoi këtë skenar si “gjëmën më të madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë”, duke theksuar se Parlamenti dhe pushtetet e tjera tashmë janë kthyer në “ornamente të një arkitekture kushtetuese të kontrolluar nga një njeri i vetëm”.

enkelejd alibeaj

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Nëse SHBA j'ua çojnë shqiptarëve një krah me driza te gryka, Edi Rama bëhet President dhe Sali Berisha Kryetar i Senatit. Në të kundërt , 'plejada e palavdishme' 32 vjeçare do fundoset së bashku.

    Lini një Përgjigje