TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2025, 11:25

Raportuesi i BE-së 'mbron' SPAK: Institucion jashtëzakonisht i pavarur

Shkruar nga Pamfleti

Raportuesi i BE-së 'mbron' SPAK: Institucion jashtëzakonisht

Raportuesi i BE-së për Shqipërinë, Andreas Schieder tha se SPAK është jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht dhe në mënyrën e operimit të vet.

Ai tha se SPAK nuk i fut njerëzit në burg, por janë gjyqtarët që vendosin për rastet.

“SPAK është një nga institucionet që është themeluar, është jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht dhe në mënyrën e operimit të vet, unë jam politikan dhe gjithmonë kjo hapësirë kërkon diskutim, mirëpo duhet të pranojmë se institucionet e pavarura marrin vendimet e tyre, dhe në fund nuk është SPAK-u që i fut njerëzit në burg, por janë gjyqtarët që vendosin për rastet. Ka kritikë për numrin e kufizuar të personelit dhe kohëzgjatjes së mandateve, është çështje ku duhet punuar, ku bëhet fjalë për ndjekjen penale dhe paraqitjen apo thirrjen në gjykatë, lidhet me burimet dhe vështirësinë e rasteve”, deklaroi ai duke veçuar problematikat dhe progresin e bërë.

Schieder, nuk la pa përmendur raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit.

“Ka edhe probleme të tjera që janë adresuar në raportin e OSBE/ODIHR-it, ligji për zgjedhjet dhe transparenca që duhet të jetë te mediat, që duhet rregulluar. Po ashtu rregullorja për financimin e fushatave”, tha Schieder.

 

Lini një Përgjigje