TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2025, 10:20

Pikiata e Edi Ramës në sondazhet sekrete për Tiranën

Shkruar nga Pamfleti
Pikiata e Edi Ramës në sondazhet sekrete për Tiranën
Edi Rama /

Shtatë sondazhe të porositura në fshehtësi zbulojnë krizë të thellë në bazën socialiste dhe frikën e Ramës nga një kolaps elektoral në kryeqytet

Në Tiranë, mazhoranca e Edi Ramës po përballet me shifrat më të ulëta të 13 viteve të fundit. Sondazhet e brendshme flasin për rënie mbi 10%, rritje të të pavendosurve dhe terren të favorizuar për Arlind Qorin. Kriza në struktura dhe lufta e brendshme në PS kanë kthyer fushatën në një garë për mbijetesë politike.

Në Tiranë, Partia Socialiste po përballet me një situatë të pazakontë. Shtatë sondazhe të porositura në dy javët e fundit nga vetë Edi Rama tregojnë një rënie të thellë të mazhorancës në kryeqytet. Kandidatja Ogerta Manastirliu rezulton me kuota minimale, ndërsa diferenca me zgjedhjet e fundit shkon deri në 10 pikë përqindje.
Dy sondazhe të realizuara nga kompani ndërkombëtare e japin PS-në në pikiatë të lirë, ndërsa Arlind Qori dhe grupi i të pavendosurve janë në rritje të ndjeshme. Vetë Rama, i alarmuar, ka kërkuar nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt që të “zbusin” rezultatet, por edhe sondazhet pranë selisë rozë konfirmojnë rënien e lirë të partisë.

Pikiata e Edi Ramës në sondazhet sekrete për Tiranën

Në terren, situata është edhe më e tensionuar. Strukturat socialiste në Tiranë raportojnë mungesë motivimi, përçarje dhe mosbesim. Shumë drejtues lokalë janë zëvendësuar nga njerëz të ardhur nga Partia Demokratike, ndërsa besnikët e Erion Veliajt janë spastruar. Deputetët janë të përçarë dhe zhvillojnë takime të ndara, duke krijuar përshtypjen e një partie që ka humbur qendrën e gravitetit politik.

Burime nga brenda PS-së konfirmojnë se Rama po përjeton fazën më paranojake të pushtetit të tij. Në çdo njësi zgjedhore shihen grupime rivale që nuk bashkëpunojnë. Deputetët e vjetër si Erion Braçe kanë shfaqur hapur pakënaqësinë, sidomos ndaj ndërhyrjeve të Taulant Ballës dhe Niko Peleshi, që po kërkojnë të imponojnë kontroll mbi terrenin.

Ndërkohë, kandidatja Manastirliu është lënë pothuajse e vetme në fushatë. Asnjë figurë qendrore e qeverisë nuk e shoqëron, përveç ministrit të Financave, i cili nuk ka lidhje me Tiranën. Rama vetë ka zgjedhur të qëndrojë në distancë, nga frika se një përfshirje e drejtpërdrejtë mund ta ekspozojë ndaj një “goditjeje nga lart” në momentin e fundit.

Përplasja e brendshme është reflektuar në humbjen e kontrollit politik të terrenit. Njësitë 5 dhe 7, dikur bastione të PS-së, janë sot zonat më të rrezikuara. Prishjet masive që qeveria ndërmori gjatë verës kundër bizneseve të vogla, bareve dhe restoranteve në Tiranë, janë kthyer në bumerang elektoral. Të gjithë të prekurit pritet të votojnë kundër.

Në këtë panoramë, përgjegjësia politike bie drejtpërdrejtë mbi Edi Ramën, i cili e krijoi vetë krizën që po e gllabëron. Tentativa për të izoluar Erion Veliajn dhe për të krijuar alibi politike, duket se është kthyer në kurth për vetë Ramën. Gropa që hapi për të tjerët, po e gëlltit vetë./Pamfleti

pikiata e tiranës sondazhet sekrete

20 Komente

  1. d
    drita

    Nqse shqiptaret vazhdojne te votojne kete moster dhe pse nen presion , eshte per turpin tone. Nese akoma besojme te keto llumra te Ogerta miliardere kurre mos e befshim piken e hajrit. Ka vajtur aty ku nuk mban me. Korrupsioni ne maje, pastrim parash permes ndertimeve, trafik droge, administrate e korruptuar dhe degraduar, nje ambient i piset, depresion. Dhe gjithe kete vetem nje psikopat hajdut si Rama mund ta sjell. Zgjohuni o njerez dhe jepini mundesi te tjereve kujt te doni, por ky qe eshte duhet perbuzur me neveri. Mjaft me se na u shpif. Sidomos Tirana eshte misherimi i shkaterrimit. Dhe arkitekti i gjithe kesaj eshte Rama. Ai e nisi se kryetar bashkie ai po e qelb ne vazhdim. Eshte bere nje masaker urbane me qellim te vetem vjedhjen baterdine. Dhe akoma diskutohet te mbaj bashkine. E tmerrshme si jemi kaq pa memorie.

    1. S
      Shpëtimi

      rrespekte drita

      1. E
        Eduarti

        nuk ke lene asgje per te shtuar.

        1. R
          Riku

          Deri kur do. Lehin këta Zarbo?!!!

          1. T
            Tng

            Drita thuaj qe jeni Popull BQ ju qe cotoni kete Legen thuaj me mire…!!

            1. R
              Roku

              Kush je ti qe shan popullin te gjithe..apo je ndonje kompleks BQ

            2. E
              Emi

              Vërtetë, është e tmerrsjme që qytetarët e Tiranës, ku ka më shumë intelektualë dhe të shkolluar, që mendojnë të votojnë Manasterliun. Duhet me thënë, u raftë në kokë e keqja që ta besoni, se kush ka shkuar në spital e di hallin se sa para ka paguar. Pastaj, kaq të qurruar jemi, saqë as me qeranë nuk po e përballojmë dot, se 1 1 ka shkuar sa në NY.

              1. T
                Tironci

                Nuk do te iki Rama po nuk iku non grata dhe po s'u fut ne burg. Luften bejeni me SPAK. Ta keni te qarte me mire korrupsion masiv se sa krimineli Sali ne pushtet.

              2. e
                emigranti1991

                Ne nuk qeverisemi, thjesht abuzohemi. Votoni.

                1. e
                  era

                  Mendoj qe Rama r ka mbyllit ciklin e vet me kohe. Aktualisht kemi nje situate te dale jashte kontrollit. Sot Shqiperine e kontrollon krimi. Nje situate e leshuar pa duar, ne renie pikiade. Kudo degradim. Nje shtet legen qe vetem presionon dhe shtrydh qytetaret e tij. Gjobaxhinj te administrates qe u jane leshuar bizneseve dhe njerezve. Institucione represive, qe ne emer te ligjit vetem vene gjoba. Keta duhet te mbajne pergjegjesi per kete ku eshte katandisur ky vend.

                  1. x
                    xxx

                    Shume jashtezakonisht shume, e zgjati. Ska lidhje fare me shtetformimin ky individe idiot kryem.

                    1. x
                      xxx

                      Kryeministri qe i zgjati demagogjia propoganda dhe mashtrimi me shume se cdo politikani tjeter. Pe rkete duhet patur admirim.

                      1. R
                        R

                        O popull duhet te kemi vetem nje qellim : te mos fitoje kandidatja e PS e cila per tallje me qytetaret e Tiranes del e flet per sheshe , parqe e gjelberim kur ato i zhduku e i ka vetem ne dore per ti zhdukur Edi Rama. Turp per ke nuk voton dhe akoma me turp per ke nuk voton kunder Manastirliut.

                        1. A
                          Adela

                          Kur gabon nje here eshte faji im por kur gaboni 4 here ….sorry,

                          1. x
                            xxx

                            Peshtyhini keta muter politikane te babezitur ne vjedhje, me voteee.

                            1. b
                              besa

                              Nuk ka nevoje per sondazhe. Pakenaqesia urrejtja perbuzja e njerezve ndjehet ne cdo ambient. Njerezit jane te lodhur me te varfer te stresuar te zhgenjyer. Cmimet stratosfere, cmenduri Po nuk pare financen nuk ke asgje. Dhe si te mos mjaftoj kjo ndeshen me fallcitetin e pushtetit arrogancen korrupsionin papergjegjshmerine kriminalitetin. Eshte bere nje zullum aq i madh, sa duket qe ska zgjidhje. Krijuesi i gjithe kesaj kasaphane eshte i gjati, i cili ricikloi gjithe llumin e shoqerise. Gjithe kintigjentin kriminal, kanabizoi shqiperine, e ktheu ne vendin e tranzitit te drogerave te forta. E ktheu ne tregun lavatrice te parave te pista. E mbushi administraten me besniket e tin, nje rrace e qelbur pederastesh dhe hajduterish te pashoq. Dhe habitemi akoma nga sondazhet

                              1. A
                                Ana

                                Votoj Arlindin pa diskutim. Po si mund te votosh Ogerten, cope mishi dhe ehajdute.

                                1. K
                                  Kallarja kuqe

                                  Kush voton arlindin voton manastirliun, po nuk e ke kuptuar si funksionon sistemi zgjedhor ne shqiperi, lexo pak me shume. Arlindi po deshte ndryshim duhet te mbeshteste 1 kanditat nga opozita, perndryshe fiton prape ai gomari gjate me manastirleshen

                                2. C
                                  CERCIZ JASHARI

                                  PS E PD DY KUAJ TE GORDHUR VAFSHIN NE HESFEL BOLL NA KANE LODHUR

                                  1. p
                                    pacienti pandemise

                                    Kush voton Manastirliun, e inkurajon ate qe te veproje perseri sikurse veproi si ministre e shendetesise dhe sidomos ne kohen e pandemise ku i lane njerzit te terhiqeshin zvarre, duke mos u ofruar mbeshtetjen mjekesore te detyrushme por i lane ne meshiren e laboratoreve private te cilat rriten cmimet e analizave. Edhe ne spitalet shtetrore e pate cfare behej, kerkonin para per te lejuar familjaret tu dergonin nje kavaniz komposto personave qe lengonin nga covidi. Prandaj mendohuni kur te votoni, ne se do votohet!?!?!?

                                    Lini një Përgjigje