TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2025, 13:50

Berisha sulmon SPAK: Institucion i korruptuar, i mbyllin dosjet duke këmbyer qese me para

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon SPAK: Institucion i korruptuar, i mbyllin dosjet duke
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar sërish ditën e sotme institucionet e drejtësisë për raportimet në Kuvend.

Duke hedhur akuza se reforma në drejtësi u bë nga Geroge Soros, sipas Berishës sot po faktohet dështimi i saj.

“Sot të dhënat të padiskutueshme faktojnë dështimin e plotë, kolapsin e plotë të atij sistemi që u krijua mbi bazën e reformës së Geroge Soros në këtë vend. Ata të cilët e mbështeten këtë reformën përpiqen tani me shpifje dhe mashtrime dhe forma të ndryshme të mbulojnë dështimin e tmerrshëm, të mbulojnë faktin se ka një vend në planet dhe jo në mars, në të cilin zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë. Ka një vend dhe këtë standard e solli reforma e Geroge Soros e bazuar në një korrupsion të paparë”, tha Berisha.

E keqja nuk i del me SPAK, të cilin e quan institucionin më të korruptuar dhe hedh akuza se dosjet mbyllen kundrejt ryshfeteve.

“Ata që u premtuan shqiptarëve se do bjerë korrupsioni, unë u garantoj se korrupsioni është 3-5 fushuar. SKAP-i i partisë aktualisht është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare.

Dosjet në SKAP mbyllen kundrejt ryshfeteve. Prandaj edhe aty kthehen në turshi ato. Zyrtarët që kanë vjedhur qytetarët, kur u shkojnë dosjet aty i mbyllin përmes ryshfetit. Në dosjet e Lubi Ballukut janë të qarta si kristali mbi 2.2 mld euro, Lubia do merret e pandehur për 1 mln euro ose më pak. Pra, dosjet mbyllen me qese parash. Kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend”, tha Berisha.

sali berisha

Lini një Përgjigje