TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 07:12

Si ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën e Tiranës? Rama e thotë hapur: S’kam asnjë ide!

Shkruar nga Pamfleti
Si ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën e Tiranës? Rama e
Rama dhe Veliaj

Kryesocialisti Edi Rama është pyetur mbrëmjen e djeshme për arrestimin e Erion Veliajt dhe se si ka ndikuar në fushatën e Tiranës.

Por, kreu i qeverisë u përgjigj shkurt duke thënë “S’kam asnjë ide".

Rama më tej e ka kaluar diskutimin për inceneratorët, duke thënë se janë tre projekte që shpëtuan tre qytete nga plehrat, Tiranën, Elbasanin dhe Fier.

'Ato tre projekte kanë bërë që tre qytetet të shpëtojnë nga plehrat. Dhe jo tre, po më shumë se të tre. Në qoftë se sot ne kemi Tiranën shumë më të pastër, në qoftë se sot ne kemi Elbasanin shumë më të pastër, Fierin shumë më të pastër është falë atyre tre projekteve. Brenda atyre tre projekteve ka një pjesë, që është pjesa e korrupsionit, që duhet shkuar deri në fund. Por ka një konfuzion kaq të madh në sa komentohet dhe në sa diskutohet, që unë s'di ç'të them, por ama nga pikëpamja e dobisë së atyre projekteve, dobia e tyre as nuk diskutohet fare. Nëse nuk do ishin bërë ato tre projekte, unë nuk e di se çfarë do ndodhte me këto qytete në aspektin e plehrave.', tha Rama i ftuar në Report Tv.

Lini një Përgjigje