TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 22:59

“Mos bëni gabim të merrni telefonin tim!”/ Rama sqaron deklaratën ndaj SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“Mos bëni gabim të merrni telefonin tim!”/ Rama sqaron

Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar deklaratën e tij se prokurorët s’duhet të bëjnë gabim që t’i marrin telefonin. Kreu i PS tha se ishte një batutë pasi për ta marrë telefonin e tij duhet shkuar në parlament.

“Kjo e telefonit është batutë, sepse telefonin tim për ta marrë, duhet shkuar në parlament, e tjerë, e tjerë. Ajo është batutë dhe është batutë që lidhet me ç'ka ndodh me shumë telefona që i janë marrë njerëzve rrugëve. Ishte batutë, për gjithë ata që janë në parlament ka procedura të tjera. Nuk ka qenë fare lidhja konkrete me telefonin tim”, u shpreh Rama në emision “Repolitix”

Lidhur me deklaratën se s’do të pranojë më arrestime pa gjyq të SPAK dhe vendimet si noter të GJKKO, kreu i qeverisë tha: “E kam ngritur vazhdimisht problemin dhe ne kemi problem shumë të madh si shtet, që jemi në listën e zezë të Komitetit të Torturës për paraburgimet, kjo ka qenë gjithmonë ajo që unë kam pasur si shqetësim”.

Lini një Përgjigje