
Në zonën malore të Zapodit, Bashkia Kukës, fletët e votimit janë transportuar drejt qendrave të votimit me mushka.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, shihet se një mushkë është ngarkuar më materiale zgjedhore, në një terren të vështirë malor për të dërguar materialet zgjedhore në shkollën 9-vjeçare të fshatit Bele.

Nesër më 6 maj në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa në qarqet e vendit sot u bë procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore.
Prej orës 07:00, qytetarët u janë drejtuar qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetutese për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713 mijë shtetas shqiptarë, prej tyre rreth 246 mijë janë regjistruar që të votojnë nga jashtë.
Ndërkohë që rreth 115 mijë zgjedhës votojnë për herë të parë. Në të gjithë Shqipërinë janë 5225 qendra votimi.
Këto zgjedhje vijnë me disa risi, pasi për herë të parë emigrantët kanë patur mundësinë të votojnë nga jashtë, ndërsa listat e kandidatëve janë një miksim mes listës së hapur dhe listës së mbyllur.
Lini një Përgjigje