TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2023, 17:56

Shkarkimi i Delinda Ibrahimajt, Baçi: Rama i lëshon ministrat para se të përballen me SPAK-un

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Delinda Ibrahimajt, Baçi: Rama i lëshon ministrat para

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi duke komentuar shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj tha se kjo nuk përbën ndonjë lajm, pasi Rama i ndryshon ato sipas qejfit.

Në një intervistë për “Report tv”, ai tha se ky largim mund të sinjalizojë se Ibrahimaj së shpejti mund të përfundojë në SPAK, pasi sipas tij, Rama ju paraprinë përballjeve të të tijve me drejtësinë.

“Mendoj se çdo lëvizje që bëhet në qeveri, nuk përbën lajm ikja e një ministri. Do ti quaja të gjithë ministri Rama. Kur po vija rrugës, një status në rrjetet sociale dikush pyesja iku ministrja e Financave dhe nuk ja mësova emrin. Nuk ka asnjë lajm dhe asnjë rëndësi. Mbase ajo që tha Karabina, Rama parashikon ndalimet dhe përjashtime, zakonisht ministrat kur i heq mos i bën gati për SPAK. Rama me asamblenë, para se të bëjë lajm për të mbledhur asamblenë, duhet të merret me problematika dhe mbledhja duhej të ishte urgjente për problematikën për zjarret anë e mbanë vendit”, tha Baçi.

baçi ibrahimaj

Lini një Përgjigje