
Olta Manjani pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Financave pas shkarkimit të Delina Ibrahimajt.
Kryeministri Rama ka marrë sot një vendim surprizë, ku në një mbledhje urgjente qeverie ka njoftuar Ibrahimajn se nuk është më ministre. Në këtë post do të emërohet zëvendësja e saj.
Emërimi i Manjait është një tregues se Financat e vendit nuk janë si duhet. Ajo është një eksperte e fushës dhe Rama duket se ka marrë masa për të rregulluar gropën që ka krijuar Ibrahimaj.
Manjani është emëruar Zëvendës Ministre e Financave dhe Ekonomisë në dhjetor të vitit 2021. Ajo vjen nga një eksperiencë e gjatë pune si ekonomiste në Bankën e Shqipërisë (2008-2021), në Departamentin e Politikës Monetare. Ajo gjithashtu ka zhvilluar karrierën e saj në fushën pedagogjike si asistent pedagoge në Universitetin Tor Vergata të Romës (2020-2021), pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik (2006-2007); “visiting researcher” në Graduate Institute Geneva në Zvicër (2014-2015); konsulente në projektin Clean Score (AADF), përkthim & përshtatje në gjuhën shqipe të teksteve akademike universitare (2017-2021); konsulente në projektet IPA, “Vulnerability Gap Analysis” etj.
Zj. Manjani mban titullin PhD nga Universiteti Tor Vergata i Romës (2018-2021), në degën Financë-Bankë. Studimet pasuniversitare Master (2011–2012) i ka kryer në universitetin amerikan Ëilliams College në Massachusetts, SHBA, në kuadër të programit Fulbright akorduar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në degën Politikat Ekonomike të Vendeve në Zhvillim (2011-2012). Ajo ka kryer studimet Bachelor në Universitetin Amerikan të Selanikut në Greqi, diplomuar në degën Administrim Biznesi, minor në Marrëdhënie Ndërkombëtare (2002-2006). Zj. Manjani ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën e financave dhe ekonomisë në institucione si Federal Reserve Bank of Neë York; Bundesbank, Gjermani; IMF Institute, Ëashington DC; Joint Vienna Institute, Austri etj.
Zj. Manjani është autore e një sërë studimesh dhe artikujsh shkencorë në fushën e financës dhe bankës, të publikuara në revista të njohura shkencore (peer-revieëed). Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane, si dhe është njohëse e gjuhës greke, turke dhe frënge.
Lini një Përgjigje