
Aq shumë i janë futur në gjak pazaret, qokat e vjedhjet ministreshës “Luleshtrydhe”, sa përveç fondeve të BE, është aq e babëzitur sa po “shtrydh” edhe tenderët me vlera të vogla në ministri
“Luleshtrydhja” e qeverisë Rama, Frida Krifca, që ka bërë batërdinë me fondet bujqësore të BE, i janë futur aq shumë në gjak pazaret, qokat, babëzia e vjedhjet, sa po “shtrydh” dhe tenderët me vlera të vogla në ministri, të cilat i shpërndanë nëpër miq e shokë me tarifa sipas dëshirës.
Por brenda tenderëve që bën Krifca ka edhe babëzi e çudira të tilla, si në rastin blerjes së biletave për udhëtim në grup me avion vajtje-kthim, me të njëjtën linjë, me të njëjtin avion dhe në të njëjtën ditë e orë, por me çmime të ndryshme.
Në datën 23 korrik, Krifca me 15 vartës të saj, shefa në Ministrinë e Bujqësisë, janë nisur drejt Romës për t’i dhënë italianëve përvojën e zhvillimit të bujqësisë shqiptare; por çuditërisht, biletat janë blerë në katër grupe, në katër agjenci e me 4 çmime të ndryshme.
- Katër bileta për linjën Tiranë-Romë, udhëtimi në datën 23 korrik 2023, ora 20:40, i ka blerë te agjencia “ITT-IDEAL TRAVEL&TOURS”, pa garë e me çmim 499 Euro secila.

- Katër bileta për linjën Tiranë-Romë, udhëtimi në datën 23 korrik 2023, ora 20:40, i ka blerë te agjencia “ZERO GRAVITET Sh.p.k”, pa garë e me çmim 525 Euro secila.
- Katër bileta për linjën Tiranë-Romë, udhëtimi në datën 23 korrik 2023, ora 20:40, i ka blerë te agjencia “ODISEA TRAVEL”, pa garë e me çmim 566 Euro secila.

- Katër bileta për linjën Tiranë-Romë, udhëtimi në datën 23 korrik 2023, ora 20:40, i ka blerë te agjencia “AMADEUS TRAVELL AND TOURS”, pa garë e me çmim 675 Euro secila.
Pra, me të njëjtën linjë, për të njëjtin destinacion, me të njëjtin avion e klasin ekonomik, në të njëjtën ditë e orë dhe me të njëjtat shërbime e specifikime, ministresha “Luleshtrydhe” ka blerë bileta me çmime të ndryshme, me diferencë 176 Euro mes biletave, dhe sipas verifikimit që bëri “Pamfleti”, edhe me vlerë 20% më tepër se çmimet e biletës më të ulët, të shpallur për destinacionin Romë-Tiranë më 21 e 22 korrik kur janë blerë 16 biletat.
Agjencitë mund të kenë çmime të ndryshme sipas kërkesë-ofertës, mirëpo ministresha Krifca, nuk i ka blerë te agjencia ku çmimi ishte i ulët, por i ka ndarë pa garë në 4 agjenci klienteliste, për të bërë qoka me paratë e shtetit./Pamfleti
Lini një Përgjigje