TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 12:16

Shembja e rrugës, Rama ‘lan duart’: Fenomen natyror, zero përgjegjësi për qeverinë dhe firmat

Shkruar nga Pamfleti
Shembja e rrugës, Rama ‘lan duart’: Fenomen natyror, zero
Rruga e shembur dhe Rama në helikopter

Reagimi i Kryeministrit vjen në një kohë kur Prokuroria ka nisur paraprakisht hetimet, duke mbledhur prova në ato që i konsideron si vendngjarje...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me shembjen e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas që ka bllokuar një lidhje me juglindjen e vendit, ndërsa drejtuesit e automjeteve po gjejnë rrugë alternative për të lidhur zonën me pjesën tjetër të vendit.

E ndërsa vetë Kryeministri ka udhëtuar drejt Korçës me helikopter, ai përmes rrjeteve sociale i ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që fajësojnë Qeverinë për shembjen e rrugës. Rama e cilëson atë që ka ndodhur një fenomen natyror, duke i larguar përgjegjësinë jo vetëm Qeverisë, por edhe firmave që kanë kryer punimet.

Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse!

Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend, parti politike jo e jo, që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë”, shkruan Rama në rrjetin social.

Reagimi i Kryeministrit vjen në një kohë kur Prokuroria ka nisur paraprakisht hetimet, duke mbledhur prova në ato që i konsideron si vendngjarje.

"Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 258, 155 dhe 201 të Kodit Penal.", thuhet në njoftim.

Nga raportimet mësohet se prej orëve të para të mëngjesit të së dielës, një grup ku përfshihen përfaqësues të Prokurorisë, Policisë Shkencore dhe IKMT, kanë nisur verifikimet në terren mbi aktivitetin e një kompanie që dyshohet se ka ushtruar shfrytëzim të lumit për marrjen e inerteve.

Kontrollet përfshijnë dokumentacionin mbi lejen për shfrytëzim, koordinatat e miratuara të ndërhyrjes, si dhe nëse janë respektuar sasitë e lejuara të materialeve të nxjerra.

Reagimi i Prokurorisë së Elbasanit erdhi pas një situate alarmante të krijuar prej ditës së djeshme, ku përtej dëmtimeve të pësuara në aksin rrugor, rrëshqitjet e tokës rrezikojnë edhe linjën hekurudhore, si dhe linjën elektrike me tension të lartë 110 KV, duke rritur rrezikun për ndërprerje të energjisë dhe pasoja të tjera zinxhir.

Por pasi Kryeministri ka arritur në përfundimin se shembja e rrugës është fenomen natyror, madje ka bërë një krahasim edhe me Italinë, ku sipas tij kanë ndodhur fenomene të tilla, nuk dihet nëse Prokuroria apo çdo institucion tjetër në vend, do të mund të nxjerrë konkluzione të tjera.

Punimet në aksin rrugor janë kryer nga dy kompani, që kanë rezultuar fituese të tenderave, por që çuditërisht janë lidhje politike me Edi Ramën. Kompania “2T” ka qenë përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit Librazhd–Hotolisht. Mirëpo, në momentin që pati rrëshqitje dherash para një muaji, situata u mor nën kontroll nga kompania “ANK”, e cila po ndërton edhe lotin e katërt të Korridorit VIII, pra pikërisht pjesën ku ka shembje. Dhe është kjo kompani e cila duhet të mbajë mbi supe përgjegjësinë e kaosit të krijuar sot.

"ANK" drejtohet nga vëllezërit Ndue dhe Agim Kola dhe kjo kompani shquhet për të tilla raste. Pak muaj më parë u shemb edhe aksi Korçë–Ersekë, i ndërtuar nga e njëjta kompani. Ndue Kola ka qenë deputet i PS-së dhe kompania ka marrë shumë tenderë nga Edi Rama, për të mos thënë se është ndër kompanitë pranë qeverisë. Për aksin Librazhd–Elbasan, vëllezërit Kola ndanë 50 mln euro me vëllezërit Sako të “2T”.

Postimi i Edi Ramës

Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!

Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune tjetër të mirë njëkohësisht!

Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse!

Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend - parti politike jo e jo - që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë.

Ndërsa për fluturimin tim mbi aksin e bllokuar, kam edhe këto dy fjalë: E para, i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe, jo si turist, po si kryeshërbëtori i zgjedhur i shqiptarëve, të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik dhe më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht, duke i shpërfillur rregullisht tenxheret medatike e dallaveret politike!

E dyta, me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri.

Por fundja çfarëdo të them unë, tenxheret do të thonë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare, karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprat do jenë të vetmet që do të mbeten.

*për qartësi, bashkëlidhur është rrëshqitja aktuale në Itali, se gati janë ta transferojnë në Shqipëri

Shembja e rrugës, Rama ‘lan duart’: Fenomen natyror, zero
Foto e publikuar nga Edi Rama

edi rama shembja e rrugeve qeveria

3 Komente

  1. R
    Roku

    fajin e ka Saliu!

    1. M
      Meti

      Ky i gjati i shtremet mund te jete dicka pir vetem shtetar dhe njeri nuk eshte. Merr si shembull rastin e Italise. Po eshte e vertete qe ka rreshkitur nje masiv por nuk eshte i vertete fakti se atje nuk flet kurrkush. Kane folur pre 10 ditesh shume, kane filluar hetimet per shperdorim detyre dhe pervetesim fondesh. Atje eshte vertete ngjarje natyrore dhe eshte folur prej vitesh, pasi nuk rasti pare por atje sepaku ka shtet dhe pergjegjshmeri. Ndersa ketu ky i gjati sa here i have dardhat pas shpine dhe sa here qe dalin zbuluar vjedhjet dhe abuzimet ben me faj vetem natyren dhe njerezit. Po pse o i gjate i shtremet nuk paskan faj inxhinieret dhe zbatuesit...? A ka gjithmone nje studim fizibiliteti, studim gjeodezik, gjeologjik, inxhinierik etj perpara se te realizohet nje veper e tille publike. Ja kaluar edhe ali babes, ai kishte 40 "specialiste" por ti ke thy rekordet si ne pushtetin ekzekutiv, pushtet lokal dhe ne parlament. Avash avash po te afrohet dita per ke 7 penserete.

      1. D
        Dreni

        Vertet po sillet si rr@t k@ri.

        Lini një Përgjigje