TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 12:13

Juglindja e bllokuar, deputetja e PD: Rama zbret me helikopter në Korçë, shqiptarët marrin malet

Shkruar nga Pamfleti
Juglindja e bllokuar, deputetja e PD: Rama zbret me helikopter në
Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Ledina Alolli

Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Ledina Alolli, ishte në terren në aksin Librazhd–Prrenjas, ku shembjet e dherave kanë bllokuar lëvizjen drejt juglindjes.

Ajo e cilësoi gjendjen problematike dhe theksoi rëndësinë e kësaj rruge si lidhja kryesore mes juglindjes së vendit dhe Tiranës.

Sipas saj, bllokimi i këtij aksi ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e rajonit dhe në lëvizjen e qytetarëve.

Deputetja ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i akuzuar për mungesë përgjegjësie në menaxhimin e infrastrukturës.

“Kam ardhur për të parë nga afër gjendjen e krijuar sepse është arteria kryesore që lidh juglindjen e Shqipërisë me kryeqytetin e vendit. Një dëm i madh jo vetëm për juglindje, por edhe për qarkun e Korçës dhe ekonominë e rajonit të juglindjes. Sot është ditë e hënë dhe student duhet të ishin pranë auditoreve, por të mos harrojmë që këtë rrugë e përdorin edhe njerëz që shkojnë në Tiranë edhe për problem të rëndësishme shëndetësore. Sot kryeministri Rama do të zbresë me helikopter në Korçë, kurse shqiptarët rropaten maleve për të shkuar në vendet që duhet të shkojnë. Rrugët e florinjta për shqiptarët mbeten rrugëve, kurse për kryeministrin Rama, kabinetin e tij dhe zv.kryeministren Belinda Balluku janë një mjet për të mbushur xhepat”, tha mes të tjerash ajo.

 

Lini një Përgjigje