TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 22:58

“Se marr fare parasysh”, Bardhi sulmon Bashën: Kryesues i deputetëve memecë në Kuvend!

Shkruar nga Pamfleti

“Se marr fare parasysh”, Bardhi sulmon Bashën: Kryesues i

Kreu i Grupit Paralajmëtar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se pavarësisht përplasjeve brenda partisë, ata po tentojnë të rikthejnë shpresën te opozita.

Në një intervistë për, “Top Story”, Bardhi deklaroi se Basha nuk llogaritet fare në këtë ekuacion, pasi prej muaj ka braktisur mandatin që i është besuar nga qytetarët.

Pjesë nga biseda në studio: 

Bardhi: Unë nuk mund të them që demokratët ose opozita ndjehen të lumtur nga gjendja në të cilën ndodhemi, Një pjesë e tyre kanë humbur shpresën për betejën e bërë prej dy vitesh. Synimi është t’i rikthejmë atë shpresë.

Shehu: Të gjithë e kanë kuptuar që ju zakonisht flisni në bazë të mendimeve tuaja personale. Cili do të ishte varianti më i mirë që ju mendoni, për ta bërë PD-në alternative në 2025.

Bardhi: Mendimi më i mirë i mundshëm në situatën ku jemi është të pranojmë njëri-tjetrin. Të pranojmë, se Bashën nuk e kam parasysh fare në këtë diskutim. Për mua Basha ka një hendek midis mandatit që ka marrë si opozitar. Unë po flas për pjesën që kanë vendosur të qëndrojnë në opozitë. Të kesh kohë pa ardhur në parlament dhe të dalësh të bërtasësh aty… Sipas një raporti 8 prej tyre në 2023 nuk kanë mbajture asnjë fjalim “deputetët memecë” janë quajtur ndryshe duke u kryesuar nga Basha. Pyete kush ishte meqë po mendohet se po e pengojmë ne. Ata kanë rrugën e vet për të vepruar megjithëse them që e kanë të gabuar. Zoti Basha të vijojë të merret me Ukrainën, luftën, etj.

 

bardhi

Lini një Përgjigje