TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 22:07

Manjani përplaset me Lapajn: SPAK dhe qeveria po luajnë, janë në koherencë

Shkruar nga Pamfleti

Manjani përplaset me Lapajn: SPAK dhe qeveria po luajnë, janë

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani është përplasur me aktivistin Adriatik Lapaj për ‘përplasjen’ e mundshme mes politikës dhe SPAK.

Manjani tha se e gjitha kjo që po bëhet është një lojë publike për t’i mbushur mendjen popullit se SPAK është i pavarur.

Kjo gjë është kundërshtuar nga Lapaj, i cili ka thënë në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin" se SPAK po kontrollon politikën dhe se vet ai është në mbështetje të politikës.

Ylli Manjani: Mua të gjitha këto më duken lojëra publike politike. Nuk mendoj se ka  një përplasje reale  mes qeverisë dhe SPAK. Duket më tepër si një lojë për të krijuar idenë që drejtësia është e pavarur. Unë i qendrojë fort idesë së pushteteve të ndara dhe që kontrollojnë njëra-tjetrën. SPAK nuk mund të jetë pushtet mbi pushtetin.

Adriatik Lapaj: Po pse mo Manjan është pushtet mbi pushtetin. Ai po kontrollon mbi politikën. Ata janë subjekte të ligjit. Ata po shkojnë në bazë të ligjit. Në qytetarët e thjesht të vendit jemi me SPAK.

Manjani: Ti nuk flet dot në emër të qytetarëve

Lapaj: Unë flas në emër të atyre që janë me SPAK. Në emër të drejtësisë.

Manjani: Mund të na lësh ne të tjerëve që s’jemi me ju

Lapaj: Dakord do përballemi, sot dy duart për një kokë janë.

Lini një Përgjigje