TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 21:53

Berisha valë sulmesh ndaj SPAK, Lita: Tregon se ka frikë nga drejtësia, po ndjek mënyrën e gabuar

Shkruar nga Pamfleti

Berisha valë sulmesh ndaj SPAK, Lita: Tregon se ka frikë nga

Akuzat e Sali Berishës ndaj SPAK kanë qenë të shumta, e këto sipas gazetarit Lavdrim Lita bëhen nga ata që anë frikë nga drejtësia.

Lita ka sjellë në vëmendje edhe akuza nga personazhe të tjerë të politikës shqiptare ndaj drejtësisë, si Ilir Meta por edhe vetë Edi Rama.

Sipas gazetarit, Berisha ka zgjedhur këtë mënyrë vetëmbrojtje pasi nuk mund të mbrohet në gjykatë në mënyrë të ftohtë.

“SPAK sulmohet nga ata që e kanë frikë”, thotë Lita.

Sipas tij kjo mënyrë është e gabuar nga Berisha pasi ai është politikani më I vjetër në vend.

“Nga Sali Berisha sepse gjuha e tij është e nxehtë e ashpër e dhunshme. Sulmohet nga Meta që thotë se drejtësisë në Shqipëri është me regji. Kjo nuk është e vërtetë. Sulmohet dhe nga Rama që i quan njerëz me shtyllë kurrizore. Berisha e ka shumë gabim që sillet në këtë mënyrë me SPAK sepse ai është një nga politikanët më të vjetër në qarkullim. Ai ka zgjedhur këtë mënyrë sepse nuk mbrohet dot në gjykatë në mënyrë të ftohtë. Ai po  e çon në atë pikë sa të kërkojë një ping-pong nga qeveria”, ka thënë Lita në një intervistë për Report Tv.

 

lavdrim lita spak sali berisha

Lini një Përgjigje