
I akuzuar shpesh nga opozita si koka e aferës së inceneratorit të Tiranës, edhe Erion Veliaj mund të hetohet nga SPAK, por kjo vetëm nëse jep urdhër Edi Rama.
Gazetari Andi Bushati ka thënë se SPAK vepron sipas urdhrave të kryeministrit.
Sipas Bushatit nëse Erion Veliaj do të dalë një ditë para drejtësisë për aferën e inceneratorit të Tiranës, kjo do të thotë se Rama nuk e do më në politikë pasi mund të jetë bërë pengesë për pushtetin e tij.
Gazetari sqaron se nuk është vetë SPAK që vendos, por është nën dirigjimin e Ramës.
“SPAK nuk ka gjë në dorë. Nëse Veliaj bëhet problem për pushtetin absolut të Ramës, SPAK-u do të merret me të. Nëse Rama e sheh Veliajn si njeriu që shpërndan reklamat, mbyll punët e pista që nga Federata e deri te Teatri, atëherë SPAK nuk merret me Veliaj. Mos krijojmë jo amerikanë, po edhe Zoti të na thotë se ka SPAK që vepron në mënyrë të pavarur, ne të jemi aq idiotë sa ta besojmë, SPAK vepron i dirigjuar dhe nga kjo drejtësi varet edhe Erion Veliaj. Fati i tij lidhet me atë që e do apo jo Rama në politikë”, ka thënë Bushati në emisionin Të Paekspozuarit.
Lini një Përgjigje