TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 22:37

Debatet brenda opozitës për Berishën, Bushati: PD, parti më demokratike se e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Debatet brenda opozitës për Berishën, Bushati: PD, parti më

Ndërkohë që debatet brenda vetë opozitës bëhen gjithnjë e më të zhurmshme, analistët e komentojnë si një moment kur brenda Partisë Demokratike për herë të parë po çelen debatet demokratike.

Analisti Andi Bushati thotë se në të vërtetë opozita prej kohësh është në gjendjen e saj më të mjeruar në 30 vite.

Megjithatë sipas tij duket se përpjekja për të asgjësuar opozitën në fakt po e çon atë drejt demokratizimit.

“Nëse i pe kronikat e mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kishte njerëz që në mjerimin e tyre, debatonin nëse është i zëvendësueshëm Berisha apo jo për të çuar përpara aksionin opozitar. Unë pashë një gjë që e kisha harruar që nga PS-ja e viteve 1992-1996, ku një forum politik në Shqipëri për faktin se SPAK-u, Edi Rama, amerikanët u morën me dominimin e fuqishëm të Berishës, kanë lindur filizat e një debati demokratik. Pra këtu fakti se opozitën donin ta asgjësonin, po e demokratizojnë për Brenda”, ka thënë Bushati.

Analisti ka risjellë në vëmendje debatin e zhvilluar një ditë më parë Brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së lidhur me mbrojtjen e Berishës në Parlamentin Europian, ku një pjesë e deputetëve kanë zgjedhur të distancohen.

“Dje në PD është zhvilluar një debat nëse duhet ta mbronim Berishën në rezolutën e Parlamentit Evropian, kurse gjysma e grupit thotë se ne nuk merremi me çështje personale. Pas 33 vitesh nga ’90 që ka qenë autokratike, të përdoret si pasqyrë për të nxjerrë më keq ish-partinë komuniste apo Rilindjen, është mjerim i madh për Shqipërinë. Të jetë partia e Berishës me demokratike se ajo e Ramës, na tregon gjendjen ku kemi degraduar, por qenka me demokratike se partia fashiste e Edi Ramës. Në këtë pikë kemi arritur dhe kjo është tragjedia”, ka thënë Bushati në emisionin Të Paekspozuarit.

andi bushati sali berisha edi rama

Lini një Përgjigje