TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2026, 21:14

"Dielli lind andej nga perëndon", Salianji sfidon Berishën: Po uzurpon PD, nesër dorëzoj dokumentet e kandidimit

Shkruar nga Pamfleti
"Dielli lind andej nga perëndon", Salianji sfidon Berishën:
Berisha-Salianji

Thellohet konflikti në PD, Salianji akuza Berishës se po vret demokracinë e garës...

Ervin Salianji ka sfiduar Sali Berishën, sa i takon garës për kreun e PD.

Sot doli udhëzimi për zgjedhjet për kryetarin, ku kishte disa elementë të dyshimtë. Së pari afati për kandidatët është lënë 24 orë, ndërkohë që Berisha dhe të vetët kanë përcaktuar se ndalohen të kandidojnë personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Pra me pak fjalë, një përcaktim për të ndaluar kandidimin e Salianjit. Ky i fundit ka reaguar duke njoftuar se do të dorëzojë nesër dokumentet pavarësisht manovrave për ta lënë jashtë.

“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri. Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar. Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike. Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë. Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan Salianji.

Po ashtu ai sot ka reaguar edhe në një emision, duke deklaruar se Sali Berisha ka frikë nga gara e vërtetë.

Do depozitoj gjithçka është kërkuar, pavarësisht se është qartësisht farsë. Një dokument që publikohet vetëm disa orë pas mbylljes së afatit. Pa lista zgjedhore, pa kohë të barabartë, etj. Kjo është uzurpim përmes farsës, por qartësisht edhe frikë e Sali Berishës për t’u përballur”, tha mes të tjerash Salianji.

Më tej Salianji tha se nëse dokumentacioni i tij për të kandiduar për kryetar të PD-së nuk do të pranohet, ai nuk do e njohë procesin, pasi sipas tij, është uzurpim i postit të kryetarit të PD-së.

Më herët, PD paralajmëroi ndalimin e Salianjit për të kandiduar me justifikimin se është vetëpërjashtuar, por pas njoftimit të sotëm misioni i tyre është arritur. 

“Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë: 1-Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjeçar në Partinë Demokratike. 2- Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike. 3-Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"”, thuhet në njoftim.

berisha salianji

2 Komente

  1. K
    Koment i lirë

    “Një popull që nuk e do dijen, nuk do të dijë kurrë çfarë është liria.” (Faik Konica).______________ “Një shoqëri që urren kritikën, urren të vërtetën dhe vetëveten.” (Faik Konica)._________________ “Politika është arti i mundësisë, por shpesh përdoret për të mashtruar ata që nuk dinë të mendojnë vetë.” (Pra, kur njerëzit nuk mendojnë vetë ose janë të manipuluar, politikanët e shfrytëzojnë këtë, ndërsa njerëzit nuk e kuptojnë se po mashtrohen. Kjo mund të lidhet me desinformimin, propagandën online, lajmet e rreme, ose polarizimin politik. Kur njerëzit nuk mendojnë kritikisht, nuk verifikojnë informacionin dhe e ndjekin me fanatizëm një ide, politikanët mund të manipulojnë opinionin publik lehtësisht.) (Faik Konica)______________ “Gazeta nuk është për të shkruar vetëm lajme, por për të edukuar mendjen e popullit.” (Faik Konica).______________ “Liria nuk fitohet me fjalë, por me dituri dhe veprime të guximshme.” (Faik Konica)_____________ “Intelektuali i kombit nuk është ai që flet vetëm për bukurinë, por ai që zbulon të vërtetën dhe e thotë me kurajo.” (Faik Konica)

    1. R
      Romeo

      O Salianj, Ti nuk ke fytyre per të dalë perpara demokrateve! Ti mbahesh mend per demokratet si person me shkopin e bejsbollit në dore! Shkopi i bejsbollit nuk perdoret kunder demokrateve që ti e përdoret! Në fund të fundit ti je një i denuar me vendim të formes se prere të Gjykatave Shqiptare. Duhet të kalojne 5 vite nga kryerja e denimit që ti të marresh detyra dhe funksione publike. Edhe Saliu të shkoje dhe të zgjidhet dikush tjerër, por jo Salianj, jo Berisha, dhe as spiunia e grekeve Evi Kokalari...

      Lini një Përgjigje