Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj procesit për garën për kreun e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë të manipuluar dhe me afate të qëllimshme për të penguar kandidaturat.
Në një reagim publik, Kokalari kritikon faktin që kriteret për aplikim janë publikuar në mesditë, ndërsa afati për dorëzimin e kandidaturave është vendosur të nesërmen në orën 12:00, duke e konsideruar këtë një afat “absurd”, sidomos për shkak të diferencës kohore me Shtetet e Bashkuara, ku ajo ndodhet.
Ajo shprehet se, pavarësisht kundërshtimeve, do të dorëzojë kandidaturën sipas kritereve të përcaktuara, ndërsa paralajmëron se ka dijeni për mënyrën se si po zhvillohet procesi.
Postimi i plotë
Pra, Shkelzen Berisha, kriteret për aplikim publikohen në mesditë dhe afati është të nesërmen në 12:00 — ndërkohë që janë firmosur që më 18 mars, përpara se kërkesa ime t’ju vinte zyrtarisht.
Me diferencën 6-orëshe me SHBA-në, kjo përkthehet në një afat absurd dhe të qëllimshëm.
Sidoqoftë, do ta dorëzoj kandidaturën sipas “kritereve” që keni ndryshuar ti, babai yt, Albana Vokshi — e cila nuk është zgjedhur asnjëherë me votë dhe do të penalizohet në të ardhmen për manipulimin e pastër të votave dhe bashkëpunimin me ju për marrjen peng të PD-së — si dhe Gaz Bardhi, i cili është në një pozicion shumë më të keq se Vokshi dhe nuk ka qenë pjesë e Rithemelimit që mundësoi marrjen e PD-së. Madje, së bashku me Babalën, helmuan demokratët dhe blinduan selinë për të dëmtuar misionin tonë.
Dhe tashmë, ata janë në krye, ndërsa ne, që ishim arsyeja pse e morët atë parti, po luftohemi.
Gjithsesi, nesër do ta dorëzoj kandidaturën siç duhet dhe jeni të paralajmëruar — I knoë exactly ëhat you're doing, and so do others.
Së shpejti, përveç SHBA-së, luftën kundër jush do ta çoj edhe në BE, dhe EPP do të mësojë shumë shpejt kush është Albana Vokshi dhe si ka vjedhur dhe manipuluar votat në PD për dekada me radhë. I njëjti prezantim do t’i bëhet edhe Sali Berishas.
Bravo te qofte Evi per kembenguljen dhe diskretitimin qe i ben races se ndyre te berisheve dhe gardes se tij patronazhiste. Paskan qene te papare, nuk e lshojne PD per qamet dhe bejne gjasme zgjedhje demokratike ku theret qameti. Manipulator te pashoq, asnje ndryshim nga Saliu i PS Edi Rama qe ben te njejten gje me rilindjen e tij te pjerdhur qe vdes per me qit pare. Bjeri berisheve Evi. Personalisht dhe nje grup shokesh do te votojme ty, veç sigurohu qe te regjistrojne se ky plak i rrezikshem ben gjithçka per me siguruar vendin e kryetarit qe nuk e do per me selit PD por per me mbrojt veten, hajnit e tij familjar edhe ata si puna e ksaj grifshes Vokshi te zhytur ne mekate. Bjeri Ev kusur mos i len. Çliroje PD nga zinxhiret e berisheve se po u qeruan berishistet Edi Rama eshte i ren. Shqitja e Sali Berishes nga PD eshte problemi jo ikja e Ed Rames qe eshte i vdekur i pakallur dhe jeton ne pushtet nga gogoli Berisha. Suksese Ev, na ke me vete.