Partia Demokratike nis procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të ri, ndërsa Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 30 maj.
Vendimi për thirrjen e Kuvendit është marrë në mbështetje të Statutit të partisë dhe parashikon diskutime mbi situatën politike në vend, sfidat e integrimit evropian, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
Në fokus do të jetë edhe përcaktimi i vijës së aksionit politik të PD-së, ndërsa pritet prezantimi i ndryshimeve statutore nga grupet e punës përkatëse.
Në axhendë përfshihen platforma për dixhitalizimin dhe modernizimin e partisë, si dhe organizimi i strukturave të saj në diasporë.
Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Lini një Përgjigje