TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2026, 15:50

Ilir Meta kërkesë të re në GJKKO, ofron sërish 50 mijë euro garanci për të dalë nga qelia

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta kërkesë të re në GJKKO, ofron sërish 50
Ilir Meta

Ish-Presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë të re në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të lehtë.

Ilir Meta ka ofruar një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, duke kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë ndaj tij. Një kërkesë e ngjashme u depozitua edhe më 24 mars të vitit 2026, por u rrëzua nga gjykata. Në atë rast, gjyqtari i posaçëm Paulin Cera vendosi të mos ndryshojë masën, duke lënë në fuqi paraburgimin.

Në kërkesën e mëparshme, Meta kishte paraqitur disa alternativa, nga arresti shtëpiak deri te garancia pasurore, por asnjë prej tyre nuk u pranua.

Çështja ndaj Ilir Metës kaloi për gjykim më 18 mars. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, përballen me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me tre hetime: çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara dhe hetimin pasuror.

Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Sipas akuzës së SPAK, Xhixho përballet me akuza për korrupsion, ndërsa Çoku dhe Kryemadhi për pastrim parash.

SPAK pretendon se Meta ka ushtruar ndikim të paligjshëm në disa episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, një marrëveshje interkoneksioni dhe ndryshime ligjore. Ndërkohë, Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, Pirro Xhixho dyshohet se ka përdorur funksionin e tij si ish-kreu i AKEP për të ndikuar në favor të marrëveshjeve të dyshuara korruptive, me pretendimin se ka vepruar në zbatim të porosive të Metës dhe Kryemadhit.

Lini një Përgjigje