TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 21:22

‘Sali me 12 maj do ikësh në shtëpi’, Kokalari: Fjalimi i LaCivita brilant, po justifikon çekun

Shkruar nga Pamfleti

‘Sali me 12 maj do ikësh në shtëpi’, Kokalari:

Evi Kokalari ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me mitingun e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Kokalari shprehet e bindur që në 12 maj Sali Berisha do ikë në shtëpi, pasi do të humbasë zgjedhjet.

Ndërkohë ajo ka vlerësuar Chris LaCivita, për fjalimin e shkurtër që mbajti.

 

“Fjalimi i Chris LaCivita brilant, me mesazhe të forta sepse e para dhe më e rëndësishme - ishte vetëm 35 sekonda, dhe fakti që ndryshoi mesazhin nga 'socialistët po persekutojnë Berishën' - në persekutim të opozites, i tha të gjitha.

Brilant, Chris - Brilant - e paske mbledhur veten dhe e ke kuptuar më në fund çfare po ndodh...por hajde se e kuptojmë që duhet të justifikosh dhe ti çekun e radhës”, shkruan Kokalari.

Lini një Përgjigje