TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 21:10

Berisha kërcënon Ramën: Nuk do kesh vend mbi tokë nëse prek zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërcënon Ramën: Nuk do kesh vend mbi tokë nëse

Kreu demokrat Sali Berisha i ka drejtuar një paralajmërim të qartë dhe të prerë Edi Ramës lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Berisha tha se shqiptarët duhet të votojnë të lirë dhe nëse Edi Rama do të prekë votën e tyre nuk do të gjejë vrimë ku të fshihet.

“Nuk do të kesh vend mbi tokë që t’I shpëtosh nëse do të prekësh votat në 11 maj”, tha Berisha.

Në fjalimin që mbajti për mbi 30 minuta, Berisha u ndal në pikat kryesore të programit të koalicionit që drejton, por edhe përcolli disa mesazhe në distancë për kreun socialist, Edi Rama.

Berisha nuk ka kursyer batutat në drejtim të Ramës, të cilin e krahasoi për nga mosha me gjyshin e Gramoz Ruçit, por edhe me Don Kishotin, që luftonte me mullinjtë e erës.

Berisha kërcënon Ramën: Nuk do kesh vend mbi tokë nëse

Gjithashtu Berisha ka përshëndetur të gjithë ata socialistë që i janë bashkuar ‘Shqipëria Madhështore’ në këtë fushatë të 11 majit, ndërsa u shpreh i bindur se shqiptarët mezi që po presin ndryshimin.

"Dua që së bashku me ta, ashtu siç përmbysëm diktaturën e baballarëve të tu, ashtu siç vendosëm tregun dhe demokracinë, ashtu siç anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ashtu siç transformuam Shqipërinë, të ndërtojmë tani Shqipërinë Madhështore, Shqipërinë më të bukur që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre.

Ndaj dhe ne këtë projekt do ta nisim jo me patronazhistët siç e nis, jo me ata ministrat dhe klanin tënd, ata oligarkët që mban përreth dhe plaçkit në mënyrë të pamëshirë këtë vend, por do ta nisim me ata që numërojmë kafshatën, do ta nisim me ata që qajnë me lot mjerimi, do ta nisim me ata 780 mijë burra dhe gra që i ke katandisur si askush tjetër në Europë.

Berisha kërcënon Ramën: Nuk do kesh vend mbi tokë nëse

Do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo të papunë, për çdokënd në ndihmë ekonomike.

Ne jemi partia e rritjes dhe dyfishimit të rrogave dhe pensioneve, ne do i rrisim dhe do i dyfishojmë ato.
Shqipëria e punës, Shqipëria e njerëzve të paguar, Shqipëria e njerëzve që prodhojnë, Shqipëria e njerëzve të suksesit është qëllimi i projektit tonë.

Ndaj dhe unë jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se qeveria do të vendosë mbi ta taksat më të ulëta që ekzistojnë në Europë dhe në botë, në mënyrë që ju me mundin, me djersën tuaj të begatoheni, të mëkëmbeni, të pasuroheni.

Berisha kërcënon Ramën: Nuk do kesh vend mbi tokë nëse

Nuk ka një vend të dytë të pasur si Shqipëria, nuk ka 28 mijë kilometra katrorë që të ketë pasuritë e saj përrallore.

Sot, ato shfrytëzohen nga Edi Rama dhe oligarkët e tij njëlloj si në sistemin më të egër kolonial.

Nesër ato do të kthehen në pasuri për ju, për fëmijët tuaj, për Shqipërinë Madhështore, për Shqipërinë e të ardhmes", tha ndër të tjera Berisha. 

Lini një Përgjigje