
Kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh se siguria dhe ekonomia mbetet sfida kryesore në këtë epokë të re.
Nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, Starmer ka folur për diskutimet e paqes, teksa tha se Putin nuk e ka seriozisht. Ai theksoi se ky i fundit do të paguajë çmimin nëse vendi i tij nuk ulet në tryezën e diskutimeve.
Fokusi i këtij Samiti të mbajtur në Tiranë është vënë tek Siguria, Ukraina si edhe bashkëpunimi me aleatët. Ai deklaroi se sfida më urgjente është arritja e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë.
“Është një takim shumë i rëndësishëm sepse është një moment thelbësor. E themi të gjithë që jemi në një epokë të re, por karakterizohet nga luhatja dhe paqëndrueshmëria. Mundësia që të gjithë udhëheqësit europian të mblidhen se bashku për t’u përballur me sfida. Është shumë e rëndësishme që ne jemi sot këtu.
“Ndërkohë kemi punuar për këtë aleancë në mbarë Europën. Kënaqësi që jam kryeministri i parë britanik që vij këtu dhe që punojmë në këtë Samit. Edi është nder të punoj me ju. Dhe tashmë kemi shumë sfida, emigracioni, po siguria. Ndërsa do të kemi edhe Samitin në Londër dhe sfida që do flasim këtu është një paqe e drejtë dhe të qëndrueshme”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje