Kryeminstrja e Italisë Georgia Meloni gjatë fjalës së saj në Samitn e Komunitetit Politik Europian që po mabhet në Tiranë, tha se po ndërmerren hapa për ribahskimin e Europës.
Ajo shtoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimoir në BE, është në të mirë të sigurisë së Europës.
"Është moment i rëndësishëm për kombin shqiptar dhe të gjithë ne. Identiteti europian i Shqipërisë është fakt nga historia. Shqipëria është Europë si Italia, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të pretendojë se kush është europian e kush nuk është.
Të gjitha shtetet në këtë tryezë janë pjesë e Europës ashtu si 27 shtetet anëtare.
Ne po ndërmarrim një hap përpara në procesin e ribashkimit të Europës. Zgjerimi do të thotë edhe sfida të reja por jam e bindur që integrimi në BE i vendeve të BP është në të mirën e sigurisë së Europës. Fatet tona ndërvaren", tha Meloni.
Lini një Përgjigje