TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2023, 22:43

“Rusia do të ketë nën kontroll Shqipërinë”, Spartak Ngjela rendit arsyet e përfshirjes së Monika Kryemadhit në financimet ruse

Shkruar nga Pamfleti

“Rusia do të ketë nën kontroll Shqipërinë”,

Avokati Spartak Ngjela ka renditur arsyet përse ka ndodhur përfshirja e Monika Kryemadhit, ish-drejtuese e LSI-së, në financimet e dyshimta me rusët.

I ftuar në emsionin ‘Top Story’, Ngjela deklaroi se Rusia e ka kërkuar Metën dhe bashkëshorten e tij, pasi do të këtë nën kontroll Shqipërinë.

Më tej, avokati tha se Rusia është armiku ynë, duke qenë se aktualisht Shqipëria është aleate me SHBA-në.

“Rusia është armiku ynë. Unë e kam deklaruar këtu që çadra drejtohej nga rusët. Po flasim që e kemi kundërshtar sepse jemi aleatë me Amerikën. Dihet që kanë konflikt për Ballkanin Perëndimor. Përse Moska e do Metën? E do për Shqipërinë”, tha Ngjela.

rusi kontroll shqiperi spartak ngjela monika kryemadhi

Lini një Përgjigje