TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2023, 22:34

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, Kreshnik Spahiu: Dokumentet kanë rrjedhur nga inteligjenca e huaj

Shkruar nga Pamfleti

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, Kreshnik Spahiu: Dokumentet kanë

Analisti Kreshnik Spahiu, duke diskutuar dokumentet autentike që tregojnë përfshirjen e ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës, tha se janë dy mënyra se si mund të kenë dalë këto të dhëna.

Në një lidhje live, në emisionin “Top Story”, analisti Kreshnik Spahiu tha se burimi nga i cili kanë rrjedhur këto informacione është inteligjenca e huaj, dhe shanset janë shumë të larta që të jetë Moosadi (Shërbimi Inteligjent Iranian).

Çdokush duhet të kuptoj se në një histori ku bëhet fjalë për një kompani offshore, dy mund të jenë instrumentat e daljes së informacionit. Organet proceduese, pra prokuroritë, ose shërbimet inteligjente.

Në këtë rast organet proceduese nuk janë sepse nuk ka ardhur si informacion nga drejtësia, kështu që i bie të jenë shërbimet inteligjente. Megjithatë, nuk mund të jetë as FBI-ja por shërbime të tjera inteligjente amerikane ose Mossad. Po pse Mossad, sepse vetë Kryemadhi ka thënë se mund të ishte ky kur reagoi pas akuzës”, tha Spahiu.

kryemadhi dokumentet spahiu

Lini një Përgjigje