TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2023, 22:31

KQZ i prish planet Berishës, Marko Dajti nuk regjistrohet në garën për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

KQZ i prish planet Berishës, Marko Dajti nuk regjistrohet në

Teksa zgjedhjet e 14 majit po afrojnë, shtohen edhe tensionet mes partive politike se cili do e marrë drejtimin e Tiranës.

Duke qenë se gara e fortë është mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kandidatit për kryetar bashkie Belind Këlliçi, duket se Sali Berisha po përdor një metodë për të ‘djegur’ votat e socialistëve.

Një parti që ka marrë mbështetjen e PD është edhe ‘Fronti i Majtë’ me kryetar Marko Dajtin.

Ka qenë deputeti i PD, Flamur Noka i cili ka firmosur në mbështetje të Dajtit që të regjistrohet në zgjedhje për parlamentin vendor të Tiranës, edhe pse për këtë bashki synon edhe drejtimin. Por, mesa duket firma e Nokës nuk ka patur ndonjë ndikim të madh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka rrëzuar ditën e sotme listën e “Frontit të Majtë” për këshillin bashkiak të Tiranës.

Sipas KQZ, “Fronti i Majtë” nuk ka respektuar kuotën gjinore, lista shumë-emërore mbyllet me numrin rendor 32, duke mos plotësuar numrin e kandidatëve, ndërsa disa emra që janë në listë, figurojnë edhe në listat shumë-emërore të disa partive të tjera.

Mjaftuan këto argumenta që “Fronti i Majtë” të merrte dritën e kuqe nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Megjithatë, për garën e kryeqytetit, Marko Dajti, kryetari i kësaj partie ka shprehur ambicien për të kandiduar për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Marko Dajti dhe partia e tij u regjistruan në KQZ për zgjedhje falë firmës së Flamur Nokës, i cili ndonëse i djathtë u vetëdeklarua në parlament si deputet i “Frontit të Majtë”.

kqz berisha plan marko dajti

Lini një Përgjigje