
Një qytetar që po kalonte aty pranë, sapo e ka parë i është drejtuar me fjalën “vrasës”.
“A e mban mend Fatmir Shehun?! Turp të kesh! Rrugaç! Kush të futi ty deputet?! O vrasës!" Këto kanë qenë fyerjet me të cilat është përballur Fredi Beleri teksa ishte pjesë e një grupi eurodeputetësh të cilët kanë ardhur në Tiranë si pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Fredi Beleri është përballur me incidentin teksa po futej në Kryesinë e Kuvendit, për takimin e 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Një qytetar që po kalonte aty pranë, sapo e ka parë i është drejtuar me fjalën “o vrasës” "a e mban mend Fatmir Shehun?! Qytetari i kujtoi Belerit Masakrën e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur në 10 prill 1994, ku 7 persona të armatosur dhe me uniforma ushtrie sulmuan një repart ushtarak shqiptar në rrethin e Gjirokastrës e ku ranë dëshmorë ushtarët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini.
Beleri nuk ka reaguar dhe është futur në ambientet e Kuvendit.
I pyetur me insistim nga gazetarët nëse është takuar me kryeministrin Rama mëngjesin e sotëm, Beleri nuk pati asnjë reagim.
Ekipi i eurodeputetëve do të qëndrojë në vendin tonë deri më 31 tetor.
Ata janë pjesë e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, anëtar i të cilit është edhe ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Alred Beleri, i cili nuk e gëzoi detyrën për shkak të arrestimit dhe dënimit për korrupsion zgjedhor.
Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e të martës me një grup eurodeputetësh, mes tyre edhe Fredi Belerin, të cilët janë pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Takimi ka ndodhur në ambientet e hotelit ku po qëndronin eurodeputetët dhe se nuk do të ketë takim në Kryeministri.
Në agjendën e eurodeputetëve është gjithashtu edhe një takim me drejtuesit e Kuvendit të Shqipërisë.
Dy delegacionet, parlamentarët shqiptarë të udhëhequr nga Toni Gogu dhe ata të BE-së, të udhëhequr nga Tarkuinio do të ulen në tryezën e bisedimeve deri pasdite.
Demokratët do të marrin pjesë të përfaqësuar nga Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi.
Temat që do të diskutohen midis dy delegacioneve janë:
Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit;
Liria e medias dhe zgjedhjet;
Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi;
Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Lini një Përgjigje