TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 22:51

“SPAK më i besuari nga populli”/ Noka përplaset me gazetarët: Të dashuruarit e Dumanit, s’jeni njerëz të lirë!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK më i besuari nga populli”/ Noka përplaset me

Deputeti Flamur Noka është përplasur në debat me panelin e gazetarëve lidhur me drejtësinë e re, SPAK dhe kreun e këtij institucioni Altin Dumani.

Të ftuar në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’ gazetarët i sollën në vëmendje Nokës se përkundrejt tezës së PD se SPAK dhe kreu i saj janë të kapur nga Edi Rama, sipas sondazheve SPAK rezulton institucioni me besimin më të madh nga ana e publikut. Ndërkohë që Noka iu kthye atyre me ironi, duke i quajtur të dashuruarit e Dumanit.   

Ju të dashuruarit e Dumanit, ju që dashuroni Dumanin, po ju kthej një përgjigje, vazhdoni dashurojeni. Ju të dashuruarit e Dumanit duhet të mësoni një gjë, nuk jeni njerëz të lirë, në një vend ku nuk ka votë të lirë nuk ka njerëz të lirë, ka skllevër që dashurojnë skllavërinë. Ne të opozitës kemi vendosur të mos jemi skllevër, ju vazhdoni përqafoni skllavërinë”, u përgjigj Noka.

Lini një Përgjigje