TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 20:45

Nga rrëmbimi te vrasja, pse Ilir Meta e krahason veten me Aldo Moron?

Shkruar nga Pamfleti
Nga rrëmbimi te vrasja, pse Ilir Meta e krahason veten me Aldo Moron?
Aldo Moro dhe Ilir Meta

Aldo Moro u vra pas 55 ditësh robëri, pse Meta e krahasoi arrestimin me rrëmbimin e ish-kryeministrit italian?

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për herë të parë mbi dosjen e SPAK kundër tij. Në vija të përgjithshme ai deklaronte se po bënte burgun që i takonte Kryemadhit, teksa ra në sy dhe një krahasim. Ilir Meta hoqi një paralele mes arrestimi të tij dhe rrëmbimit të  Aldo Moros, një prej figurave më të rëndësishme të politikës italiane.

A nuk e rrëmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie do t’i pyesja të gjithë ata pseudoanalistë, që janë të shqetësuar nga kundërshtimi im ndaj këtij akti kriminal dhe mafioz, pa asnjë dokument juridik, pa etikë dhe duke përdorur një forcë kafshërore, që vjen nga instinktet shtazore të atij që i urdhëron”, tha Meta.

Por kush është Aldo Moro? Ai shërbeu si kryeministër i Italisë nga dhjetori 1963 deri në qershor 1968 dhe nga nëntori 1974 deri në korrik 1976. Moro shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë nga maji 1969 deri në korrik 1972 dhe përsëri nga korriku 1973 deri në nëntor 1974.

Moro ishte një nga kryeministrat më jetëgjatë të Italisë pas luftës, duke udhëhequr vendin për më shumë se gjashtë vjet. Moro zbatoi një sërë reformash sociale dhe ekonomike që modernizuan vendin. Moro konsiderohet gjerësisht si një nga baballarët më të shquar të qendrës së majtë moderne italiane

Më 16 mars 1978, ndodhi rrëmbimi i Moro nga grupi i armatosur i ekstremit të majtë Brigadat e Kuqe; ai u vra pas 55 ditësh robëri.

Rrëmbimi

Më 16 mars 1978, Aldo Moro ndodhej në Romë, me një Fiat blu. Ai shoqërohej nga karabinierët Domenico Ricci dhe Oreste Leonardi. Pas tyre ishte një automjet tjetër me tre anëtarët e tjerë të eskortës. Ishte dita e inaugurimit të qeverisë së katërt Andreotti: pas vitesh negociatash, ekzekutivi i drejtuar nga kristiandemokratët fitoi besimin e komunistëve.

Në atë kohë, PARTIA KOMUNISTE ITALIANE (PCI) dhe Demokristianet ishin partitë kryesore në vend. Fitimi i besimit të komunistëve ishte një arritje historike dhe e shumëpritur për qeverinë. Por kjo nuk ishte ngjarja më e rëndësishme e ditës. Në rrugën “Fani” në kryeqytet, pak pas orës nëntë të mëngjesit, dy makina bllokuan automjetin ku ndodhej Moro me eskortën e tij. Katër anëtarë të Brigadës së Kuqe, Valerio Morucci, Raffaele Fiore, Prospero Gallinari dhe Franco Bonisoli hapën zjarr, duke vrarë eskortën e karabinierëve. Moro, i padëmtuar, u transferua në një makinë të rrëmbyesve.

Nga rrëmbimi te vrasja, pse Ilir Meta e krahason veten me Aldo Moron?

Një orë më vonë, Brigadat e Kuqe i dërguan një mesazh ANSA-së se ata ishin autorët e rrëmbimit. Lajmi u përhap me shpejtësi. Italia u trondit. Edicionet speciale në TV dhe në radio njoftuan atë që kishte ndodhur. Në Romë dyqanet ulën qepenat dhe qyteti u ndal për një ditë. Ndërkohë, Parlamenti iu përgjigj me besim të shpejtë dhe të gjerë qeverisë së re Andreotti, e cila lindi me një detyrë të vështirë mbi supet e saj: të shpëtonte Aldo Moron.

Më në 9 maj të vitit 1978, u gjend trupi i pajetë i një burri në një automjet Renault të kuqe, në qendër të Romës. Ai ishte trupi i Aldo Moros.

Pse Meta e krahason vetën me të? Mos vallë ish-presidenti i druhet eliminimit sikundër pretendon Tedi Blushi? Apo Meta kërkon të bëjë viktimën? /Pamfleti

Lini një Përgjigje