TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 18:28

“Zgjedhjet janë element farsë”, Bylykbashi: S’mund të ketë normalitet pa qeveri teknike!

Shkruar nga Pamfleti

“Zgjedhjet janë element farsë”, Bylykbashi: S’mund

Në përfundim të seancës plenare e cila zgjati vetëm 20 minuta, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi njoftoi se nuk mund të ketë seanca normale në Parlamentin e Shqipërisë për sa kohë që nuk do të ketë qeveri teknike.

Bylykbashi u ndal edhe tek çështja e anijes me mbetje të rrezikshme që u ankorua sot në portin e Durrësit, duke thënë se normaliteti në Kuvend është i lidhur edhe me të tilla problematika.

Sa i përket kontejnerëve me mbetje toksike që u sekuestruan nga Prokuroria e Durrësit, ligjvënësi opozitar kërkoi që i gjithë zinxhiri komandues i Portit të dalë para drejtësisë, raporton A2.

“S’mund të ketë seancë kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksike. Të ikura nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues, këta kërkonin normalitet.

Zgjedhjet janë element farsë për të vulosur krimin e pushtetit. Porti është vatra e krimit të organizuar me licence nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhënie kriminale, produkt i politikës që ndodh në parlament, në këtë qeveri. Opozita do të jetë në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet”, u shpreh Bylykbashi.

Lini një Përgjigje