TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 18:16

A po bën Meta burg në vend të Kryemadhit? Si ish-presidenti ja faturon gruas të gjitha aferat

Shkruar nga Pamfleti

A po bën Meta burg në vend të Kryemadhit? Si ish-presidenti ja

Ilir Meta është bërë i gjallë sot nga qelia, duke reaguar gjerë e gjatë në rrjetet sociale. Por duket se ai vijon të këmbëngulë se nuk duhej të ishte në qeli dhe ja faturon aferat gruas së tij. Gjëmën padyshim ja u bëri telefoni që u gjet te banesa e nënës së Monikës. Por Meta duket se ja faturon dhe skandalet me pasurinë, duke pretenduar se ja kishte lënë asaj në mirëbesim.

Pjesë nga qëndrimet e Metës:

1-      Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro. Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri. Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime.

Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.

Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një makinacion për të më veshur mua përgjegjësi që nuk më takojnë pasi me procesin e deklarimit të pasurisë apo shpenzimeve shëndetësore dhe mjekësore merrej ish-gruaja ime në mirëbesim të plotë duke patur edhe avokatin dhe noteren për këto çështje, por edhe shumicën e pronave.

 

2-      Po kështu më duhet të distancohem me neveri nga aludimet dhe insinuatat që bën SPAK-u nga tabulatet e telefonave të sekuestruara ish-bashkëshortes time se unë kam ndikuar në favor të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku dhe kam qenë në dijeni të përfitimeve nga ish-bashkëshortja ime. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar e SPAK-ut për të shtuar një insinuatë më shumë në fletërrufenë e gjatë. Akoma më i turpshëm është konkluzioni se unë kam përfituar nga kartat që ish-bashkëshortja ime paska marrë dhe përdorur nga Adrian Shatku, gjë që s’do ta kisha lejuar kurrë.

 

Lini një Përgjigje