TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 17:16

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit!

Shkruar nga Pamfleti

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e

Seanca e sotme parlamentare ka nisur sërish me tensione dhe parregullsi. Që në hapje të saj, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Ata janë mbledhur para foltores së Kuvendit duke mbajtur disa pankarta në duar, ndërkohë që deputetët e mazhorancës kanë vijuar të flasin nga vendi.

Në seancën e sotme ku në rend dite është diskutimi për problemet e qytetarëve, mësohet se janë regjistruar vetëm 7 deputetë që kanë kërkuar fjalën.

Pavarësisht se në hyrje të Kuvendit u vendosën bariera hekuri nuk pati kaos. Ndryshe nga herët e tjera, deputetët e përjashtuar nga opozita nuk kanë shkaktuar kaos në hyrje të Kuvendit, pasi siç shpjegoi më herët Gazment Bardhi, ata do të merren me organizmin e protestës së nesërme.

Ndërkohë që vleen të theksohet se seanca e sotme po drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Bledar Çuçi, pasi krytearaj Elisa Spiropali ndodhet në Vatikan.

 

Lini një Përgjigje