TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 14:37

Bablok, miku yt trafikant Gjergj Luci mashtron me sigurimet; 40% të punëtorëve i ka në ‘të zezë’

Shkruar nga Pamfleti

Sipas denoncimeve, rezulton se në restorantet, anijet dhe fabrikat e pastrim, përpunimit e konservimit të peshkut të kompanisë “Rozafa” në Shëngjin, Tiranë, Elbasan e Maliq, punojnë dhe 230 punëtorë të pa regjistruar të tatime, mes tyre dhe fëmijë të punëtorëve hallexhinj...

Bablok, miku yt trafikant Gjergj Luci mashtron me sigurimet; 40% të

Në 3 ditë radhazi bashkë me 3 ministra, kryeministri Edi Rama tentoi të justifikonte pensionet e ulëta, duke quajtur shkaktarë, biznesmenët që mashtrojnë me deklarimin e pagave të punonjësve e punësime në të zezë, për të paguar më pak sigurime e për të mos paguar fare.

Është e vërtetë, që ka shumë biznese, të cilët deklarojnë vlerë pagash, në masën 30-40% të pagave reale që u japin punonjësve, madje kanë punonjës që nuk i regjistrojnë në tatime, mes tyre dhe kompani të mëdha.

Gjatë afro 12 viteve pushtet, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar e ka kryer 5 aksione kundër mashtrimit të bizneseve me pagat e sigurimet shoqërore, por këto aksione i ka bërë sa për show, vetëm te bizneset e vogla e bizneset familjare.

Ndërsa bizneset e mëdha e të mesme të qeveritarëve, politikanëve, miqve të tij oligarkë e trafikantë, Babloku nuk ka lejuar të preken për mashtrimin me pagat e sigurimet shoqërore, megjithëse ka ndërtues pallatesh, kullash, hotele e restorante me 3-4 punëtorë të regjistruar.

Nëse Babloku e ka seriozisht luftën kundër mashtrimit me pagat e sigurimet shoqërore, le ta fillojë goditjen sipas ligjit, ndaj mikut të tij trafikant Gjergj Luca, të cilin e ka bërë miliarder e pasanik me fonde dhe pasuri të shtetit, aq sa thuhet se janë ortakë bashkë.

Referuar regjistrit të tatimeve në vitet 2015-2024, rezulton se 60% e pagave në kompaninë “Rozafa Sh.p.k” të trafikantit Gjergj Luca, janë 4-8 herë më të ulëta se paga minimale e vendosur me ligj nga qeveria.

Bablok, miku yt trafikant Gjergj Luci mashtron me sigurimet; 40% të

Miku i Bablokut, deklaron e siguron në tatime me paga 30-50 Euro në muaj, 40% të punonjësve peshkatarë, shoferë, kamarierë, gra e vajza punëtore pastrimi peshku në fabrika, ndërsa inspektorët e tatimeve në Tiranë, Lezhë, Durrës, Elbasan e Korçë nuk e ndëshkojnë, megjithëse kanë denoncime të shumta për mashtrimin me sigurimet shoqërore.

Bablok, miku yt trafikant Gjergj Luci mashtron me sigurimet; 40% të

Por nuk veprojnë dot, sepse nuk i lejojnë drejtorët e tatimeve, që varen nga kryeministri mik e ortak i peshkatarit Gjergj Luca; madje kompania “Rozafa Sh.p.k”, prej 8 vitesh është përjashtuar nga taksat e tarifat doganore, maskuar pas justifikimit se është investitor me “Kontrata 1 Euro” që shton punësimet.

Sipas denoncimeve, rezulton se në restorantet, anijet dhe fabrikat e pastrim, përpunimit e konservimit të peshkut të kompanisë “Rozafa” në Shëngjin, Tiranë, Elbasan e Maliq, punojnë dhe 230 punëtorë të pa regjistruar në tatime, mes tyre fëmijë të punëtorëve hallexhinj./Pamfleti

 

gjergj luca miku trafikant babloku

Lini një Përgjigje