TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 13:24

Protesta nga opozita, Sali Berisha kërkon kaos: Nesër bllokoni akset kryesore, paralizoni vendin

Shkruar nga Pamfleti
Protesta nga opozita, Sali Berisha kërkon kaos: Nesër bllokoni akset
Sali Berisha

Kreu i PD nga Rrugica e Shpresës, Sali Berisha ka ftuar shqiptarët të protestojnë në akset kryesore të vendit, si pjesë e një akti të mosbindjes civile të opozitës.

Ai theksoi se ky veprim është për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve, duke e quajtur Edi Ramën si armikun e identitetit shqiptar.

“Këtë akt, këtë vendim, mosbindje civile PD, demokratët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes të interesave të dinjitetit dhe lirisë të çdo qytetari shqiptar, që beson tek vota e lirë, që ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë, që Shqipëria pa opozitë është një katastrofë, që Edi Rama me organizatën e tij kriminale në qeveri, është vërtetuar si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar.

Ato 3 orë kundër regjimit i ftoj shqiptarët të bashkohen në atë protestës, sepse po luftojmë për interesat jetike të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Protesta e së martës, sipas Partisë Demokratike dhe deklarimeve të mëparshme të Berishës, do të paralizojë vendin për 3 orë.

sali berisha

Lini një Përgjigje