TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 13:12

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali takon Papa Françeskun

Shkruar nga Pamfleti
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali takon Papa Françeskun
Papa Françesku dhe Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali është takuar me Papa Françeskun në Vatikan.

Spiropali thotë se krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shprehu Atit të Shenjtë falënderim të thellë për kontributin që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes dhe për dashurinë e Tij për Shqipërinë.

'Sot pata nderin e rrallë dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të pritem në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit".', shkruan Spiropali në reagimin e saj.

Lini një Përgjigje