TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 18:32

Policia refuzoi lejen për protestë, Bardhi sulmon Prodën: E kanë vendosur bandat në atë detyrë

Shkruar nga Pamfleti

Policia refuzoi lejen për protestë, Bardhi sulmon Prodën: E

Partia Demokratike ka sulmuar drejtorin e Policisë, Ilir Proda, pasi policia refuzoi lejen për të protestuar nesër me bllokime rrugësh.

Në një deklaratë për mediat, Gazment Bardhi akuzoi Ilir Prodën si të lidhur me bandën e Elbasanit dhe tha se shumë shpejt do të provohet kjo akuzë.

Ilir Proda zëdhënës i bandës së Elbasanit ai do na ndjekë në penalisht? Ai të rrijë dhe ca ditë në detyrë dhe do ta shikoni shumë shpejt siç është provuar çdo akuzë e PD, për lidhjet e zyrtarëve me krimin e organizuar. Ky është një ndër ata që është komanduar, urdhëruar në atë detyrë nga kreu i bandës së Elbasanit”, tha ai.

Sa i përket protestës së nesërme, Bardhi theksoi se në çdo tubim të ligjshëm bllokohen rrugët, sikurse ndodh edhe me maratonën e Tiranës. Sipas tij detyra e policisë është garantimi i tubimit.

Së dyti, tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizimit të PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve. Edhe kur protestojmë para kryeministrisë bllokohet bulevardi Dëshmorët e Kombit. Kur Veliaj bën maratonën e Tiranës, bllokohen të gjitha rrugët. Kur Veliaj bën Maratonën e Tiranës, bllokohen të gjitha rrugët. Çdo tubim i ligjshëm sjell bllokim të qarkullimit. Është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut dhe garantimin e tubimit të ligjshëm, një e drejtë kushtetuese e organizatorëve”, tha ai.

Lini një Përgjigje