TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 11:51

Rritje pagash në OSHEE, Rama tregon shifrat sa do përfitojnë elektricistët dhe inxhinierët

Shkruar nga Pamfleti
Rritje pagash në OSHEE, Rama tregon shifrat sa do përfitojnë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge” këtë të hënë, më 10 nëntor, njoftoi edhe rritje pagash për elektricistët dhe inxhinierët.

Për 6800 punonjësit e kompanisë do ketë indeksim të pagave me 6.1% tha Rama dhe për të gjithë elektricistët e kompanisë rritje page me 75 mijë lekë të reja në muaj.

“Objektivi strategjik është  të shpallim sovranitetin tonë energjetik, që mos të jemi më të varur as nga import i energjisë as nga luhatje katastrofike që sjellin krizat në industri, siç dhe i kemi përjetuar kohët e fundit në mënyrë shumë dramatike. Për të gjithë ata që ë konsumojnë dhe e  paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndodhi me uljen e çmimit të energjisë ishte lajm pozitiv, edhe pse si gjithë lajmet pozitive në këtë vend, patën nga ata që e përqeshën fort, por në fund të ditës kjo përqeshje nuk i heq asgjë fakti që ky i yni është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë, ulje me 10%, në ndërkohë që siç e preku dhe zv.kryeministrja në kompanitë e këtyre shërbimeve po bëhet një pune të posaçme për rritjen e burimeve njerëzore dhe jemi dëshmitarë që OSHEE ka realizuar me sukses disa thirrje të reja për të marrë njerëz të kualifikuar.

Për 6800 punonjësit e kompanisë do ketë indeksim të pagave me 6.1%. për të gjithë elektricistët e kompanisë me rritje page me 75 mijë lekë të reja në muaj, dhe së treti për inxhinierët elektrikë do ketë rritje page me 12500 lekë në muaj. Të gjitha këto janë rritje domethënëse dhe të merituara për një skuadër të madhe, që rrit  në mënyrë të qëndrueshëm perfomancës dhe cilësinë e  shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Rama.

rritje pagash në oshee rama

Lini një Përgjigje