TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2026, 09:20

Rrëzimi i Orban në Hungari, vjen reagimi i parë nga Rusia: Kjo vetëm do të përshpejtojnë rënien e BE-së

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarët në Bruksel e kanë akuzuar prej kohësh Orbánin për minimin e shtyllave kryesore të demokracisë hungareze,  nga gjyqësori te media, dhe për ndihmën indirekte ndaj Putinit në bllokimin e mbështetjes jetike të BE-së për Kievin.

Rrëzimi i Orban në Hungari, vjen reagimi i parë nga Rusia: Kjo
Peter Magyar dhe Viktor Orban

Teksa të gjithë po presin ende të dëgjojnë reagimin e Rusisë dhe Vladimir Putinit mbi rezultatin e zgjedhjeve të djeshme në Hungari, Kirill Dmitriev, i dërguari jozyrtar i Putinit në Uashington ka bërë reagimin e parë për humbjen e Viktor Orban.

"Kjo vetëm sa do të përshpejtojë rënien e BE-së", tha ai në përgjigje të aktivistit të ekstremit të djathtë Tommy Robinson.

"Kontrolloni nëse kam të drejtë pas 4 muajsh.", tha ai.

Roli zyrtar i Dmitriev është si Drejtor Ekzekutiv i Fondit Rus të Investimeve Direkte, një fond sovran pasurie prej të paktën 10 miliardë dollarësh i krijuar nga qeveria ruse për të bashkëinvestuar në ekonominë e vendit.

Emrin e tij doli në skenë në bisedimet SHBA-Rusi mbi Ukrainën vitin e kaluar, kur ai pati bisedime me të dërguarin amerikan Steve Witkoff.

Ndërkohë kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orbán, ka pranuar humbjen në zgjedhje, duke e cilësuar rezultatin si të qartë dhe të dhimbshëm për kampin e tij.

“Rezultatet janë të qarta, është një moment i dhimbshëm për ne,” deklaroi Orbán, ndërsa konfirmoi gjithashtu se i ka uruar fitoren forcës politike rivale të udhëhequr nga Péter Magyar.

Ky reagim vjen pas publikimit të rezultateve zyrtare, të cilat shënojnë një kthesë të rëndësishme në skenën politike hungareze.

Viktor Orbán pranoi humbjen, me lot në sy, duke shtuar se “Pavarësisht se si përfundoi, ne do t’i shërbejmë vendit tonë dhe kombit hungarez nga opozita.”

Nëse diferenca aktuale e fitores ruhet, Péter Magyar do të sigurojë një super-shumicë në parlament që do t’i lejojë ndryshojë shumë nga ligjet e diskutueshme të Orban.

Largimi i Orbánit si një lehtësim i madh për Bashkimi Evropian, dobësitë sistemike të të cilit ai i ka ekspozuar dhe shfrytëzuar për vite me radhë, së fundmi duke bllokuar 90 miliardë euro mbështetje evropiane për Ukrainën.

Ursula von der Leyen uroi e para rivalin e Orban me fjalët “Zemra e Evropës po rreh më fort në Hungari sonte.”

Zyrtarët në Bruksel e kanë akuzuar prej kohësh Orbánin për minimin e shtyllave kryesore të demokracisë hungareze,  nga gjyqësori te media, dhe për ndihmën indirekte ndaj Putinit në bllokimin e mbështetjes jetike të BE-së për Kievin.

 

peter magyar dhe viktor orban

2 Komente

  1. E
    Ep

    Keta jane aq te afte saqe kane 4 vite dhe superfuqia e 2 ne bote nuk po arrijne te marrin as 20% te territorit ne Ukraine..Idiote muzhike!

    1. T
      Tony

      Muzhiket shume shpejt do perfundojne si Mongolet ne çadra, aty e kane vendin me koken që kane.

      Lini një Përgjigje