TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2026, 22:40

Zgjedhjet në Hungari frymëzojnë Salianjin: Fitorja e Peter Magyar tregoi se autokracitë përmbysen me votë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Hungari frymëzojnë Salianjin: Fitorja e Peter Magyar

Fitorja e partisë opozitare hungareze Tsiza ka frymëzuar, Ervin Salianji i cili ka reaguar duke thënë se lideri i opozitës hungareze Peter Magyar tregoi se autokracitë përmbysen me votë.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Salianji shkruan se Hungaria rrëzoi një mit që në Shqipëri përdoret çdo ditë si justifikim, duke thumbuar kështu kreun e PD-së Sali Berisha.

Ai shtoi se rasti i Peter Magyar është mësim se ndryshimi nuk vjen vetë, duke pritur që sistemi të bjerë, por kur ke kurajon ta sfidosh dhe ta ndryshosh atë.

Një pushtet i përqendruar prej vitesh nga Viktor Orbán, me zgjedhje të kontestuara, media të kapura dhe oligarkë të ushqyer nga qeveria, dukej i paprekshëm. Një histori që ngjan shumë me realitetin që kemi përballë sot me Edi Ramën!

Por ndryshe nga ajo që kemi parë shpesh në Shqipëri, në Hungari ndodhi një kthesë e vërtetë, Opozita nuk u mjaftua me ankesa, qarje, nuk u fsheh pas justifikimeve, nuk u dorëzua. Ajo ndryshoi veten. U riorganizua. Zgjodhi lider të ri! Pati fuqinë të ndryshoje veten! Riktheu besimin te qytetarët.

Denoncoi me fakte dhe mobilizoi mbështetje të gjerë popullore e mbi të gjitha, solli një energji të re përmes një lideri të ri si Peter Magyar. Ky është mësimi i qartë, ndryshimi nuk vjen vetë, duke pritur që sistemi të bjerë. Ndryshimi vjen kur ke kurajon ta sfidosh dhe ta ndryshosh atë.

Kjo është arsyeja pse  prej kohësh kemi nisur lëvizjen për ndryshim në Partine Demokratike! Një lëvizje që nuk ndërtohet mbi alibi, por mbi përgjegjësi. Që nuk kërkon pushtet për vete, por besim nga qytetarët. Që nuk frikësohet nga sistemi, por e sfidon atë çdo ditë. Sepse një e vërtetë mbetet dhe sot u rikonfirmua në Hungari;  asnjë pushtet nuk është më i fortë se qytetarët e bashkuar. Hungaria e bëri, është radha jonë”, shkruan Salianji.

salianji

1 Komente

  1. B
    Babloku

    Ky I joni mendon se po mbolle floket do te votojne me shume se ate qe ska floke, nxirr programin shoko mos shif endrra ne p. Si do e luftosh korrupsionin, si do e ndalosh zbrazjen e shqiperise , si do rrisesh numrin e te punesuarve legal etj etj. Si do terheqesh investor serioz si tesla amazon e industri makinash jo kta jevgjitet qe sjell babloku

    Lini një Përgjigje