TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2026, 10:01

Rama premton sërish rritje të pensioneve janarin e ardhshëm: Mekanizëm sigurie financiare për moshën e tretë

Shkruar nga Pamfleti
Rama premton sërish rritje të pensioneve janarin e ardhshëm:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po planifikon rritje të pensioneve duke nisur nga janari i ardhshëm, si pjesë e një skeme të re që synon shtim të përvitshëm të tyre.

Në podcastin "Flasim", Rama u shpreh se rritja e pensioneve do të vijojë në mënyrë progresive në vitet e ardhshme.

Ai bëri të ditur gjithashtu se po përgatitet një komponent i ri në sistemin e pensioneve, që do të funksionojë paralelisht me skemën ekzistuese.

Rama theksoi se kjo skemë bazohet në modele të përdorura ndërkombëtarisht dhe synon të krijojë më shumë siguri financiare për qytetarët në moshën e tretë.

"Ndërkohë që kemi stabilizuar dhe kemi vënë në lëvizje një skemë rritjeje të përvitshme të pensioneve, çka është rritur në këtë janar do të dyfishohet në janarin e ardhshëm, do të trefishohet në janarin e 2028-ës, do të katërfishohet në janarin e 2029-ës dhe do të pesëfishohet në janarin e 2030-ës.

Po përgatisim edhe një kolonë tjetër të skemës së pensioneve, e cila i bashkëngjitet në mënyrë komplementare sistemit aktual, kolonës qendrore të pensioneve, duke krijuar një hapësirë të re dhe një mundësi të dytë mbështetjeje për të ardhmen.

 Ideja është shumë e thjeshtë: çdo punonjës që zgjedh të kontribuojë me një shumë të vogël nga paga e tij, për shembull 1 euro në muaj, do të ketë një kontribut të barabartë nga pala tjetër, shteti ose punëdhënësi në sektorin privat. Në këtë mënyrë, kontributi dyfishohet dhe, muaj pas muaji, krijohet një fond individual, i cili i shtohet pensionit që përfitohet normalisht nga kolona e parë, skema ekzistuese.

Kjo nuk është absolutisht diçka “alla shqiptare”, sepse ne nuk bëjmë të tilla; po mësojmë nga përvojat më të mira dhe përpiqemi të sjellim këtu modele të sprovuara. Pra, është një model i mirënjohur që krijon mundësinë e krijimit gradual të një fondi pensionesh, për më shumë siguri për individin dhe për një lidhje më të qëndrueshme mes punonjësit dhe punëdhënësit, shtetit apo privatit. Një mekanizëm sigurie financiare për moshën e tretë dhe, e përsëris, një mekanizëm komplementar që nuk e prek, por e forcon mekanizmin aktual.", tha Rama.

5 Komente

  1. T
    Te harruarit e dekades

    Gesnjeshtra e rradhes! Mos prisni gje nga premtimet demagogjike te kesaj qeverie. Mund te beje ndonje loje tua shtoje 500 leke ndonje grupi pensionistesh fakire dhe do ta trumbetoje si rritje pensioni. U mesuam me genjeshtrat e tij dhe nuk besohet nga askush. Vetem ndonje "pensionist" qe merr diku ndonje 10 mije euro ne muaj si "investitor" dhe del e i ben elozhe "interesimit" te qeverise per pensionistet.

    1. C
      CB

      Po Vllai, edhe ata qe nuk kane derdhur asnje vit kontribute se kane punuar ne te zeze..Punojme dhe paguajme ne te tjeret per ta!

      1. I
        Ino

        Disa mije leke te vjetra rritje eshte me shume poshterim sesa mbeshtetje per pensionistet, qe nuk arrijne te sigurojne dot as ushqimin apo ilacet

        1. L
          Li

          Po fillo me premtime me rritje page e pansione me qimdarka e ju pasuroheni me miliona a mer popull ku ke rene qe pasi ju mashtrojne ju djegin shtepi e bageti ju vjellin me rruge qe shemben ju marren pronen me ligj nga investitoret strategjik ju marrim token ju nxjerrin tw pa vlefshme certifikat e pronesise e prap ju votoni zgjohu o popull pa shtylle kurrizore se. Ne kemi shperndare femijet neper bote e ata jetojne si pasha ne pronat e juaja.

          1. L
            Li

            Po fillo me premtime me rritje page e pansione me qimdarka e ju pasuroheni me miliona a mer popull ku ke rene qe pasi ju mashtrojne ju djegin shtepi e bageti ju vjellin me rruge qe shemben ju marren pronen me ligj nga investitoret strategjik ju marrim token ju nxjerrin tw pa vlefshme certifikat e pronesise e prap ju votoni zgjohu o popull pa shtylle kurrizore se. Ne kemi shperndare femijet neper bote e ata jetojne si pasha ne pronat e juaja.

            Lini një Përgjigje