TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2026, 16:14

Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë nga Korça: Pashkë e bekuar për të gjithë shqiptarët!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë nga Korça:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli urimet për Pashkën për besimtarët ortodoksë nga qyteti i Korçës, ku mori pjesë në kremtimin e ditës më të rëndësishme për ta.  

Gjatë vizitës së tij, Kreu i Shtetit ndaloi fillimisht në Voskopojë dhe vizitoi disa prej kishave historike të zonës, i shoqëruar nga prifti At Thoma Samara, i cili shërben në kishën e Shën Kollit.

Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë nga Korça:

Më pas, Presidenti Begaj u prit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Anastasi. Nga kjo seli, ai përcolli urimin për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe qytetarët shqiptarë.

Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë nga Korça:

“Jam sot shumë i gëzuar që gjendem në Korçë për të uruar nga Mitropolia e Korçës të gjithë besimtarët ortodoksë: gëzuar Pashkët! Qoftë një Pashkë e bekuar për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Presidenti.

Në mesazhin e tij, Begaj theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëjetesës, duke u shprehur se drita e kësaj feste duhet të shërbejë për të afruar më shumë njerëzit me njëri-tjetrin.

“Uroj që drita e qiriut, e marrë mbrëmë në kishë, të ndriçojë zemrat e çdo individi dhe të gjithë shoqërisë sonë, që të bëhemi më të mirë, më solidarë dhe më të mbarë me njëri-tjetrin”, deklaroi ai.

Gjatë vizitës, Presidenti i uroi gjithashtu Mitropolitit Anastasi një shërbesë të mbarë, në këtë kremtim të parë të Pashkës në detyrën e tij të re. Begaj zhvilloi takime edhe me klerikë ortodoksë, besimtarë dhe personalitete të qytetit të Korçës.

Lini një Përgjigje