TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2026, 10:15

Raporti nga BE, Rama flet për shifra dhe fakte: Korrupsioni në Shqipëri është vetëm një perceptim negativ

Shkruar nga Pamfleti

Rama thotë se përmes shifrave dhe fakteve do t’i tregojë publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen për korrupsionin në Shqipëri

Raporti nga BE, Rama flet për shifra dhe fakte: Korrupsioni në
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme në podcastin e tij, deklaroi se në ditët e fundit pritet të bëhet publik një raport i Bashkimit Europian që analizon prokurimet publike në rajon.

Ai e paraqiti paraprakisht këtë dokument si një vlerësim pozitiv për Shqipërinë dhe si argument kundër kritikave për korrupsionin.

Sipas tij, raporti është përgatitur nga instrumenti i SIGMA-s dhe OECD-së dhe do të tregojë përmirësime në mënyrën si zhvillohen procedurat e prokurimit.

Edhe pa u publikuar ende, Rama e përdor këtë vlerësim të pritshëm për të kundërshtuar perceptimet negative që lidhen me korrupsionin.

Ai shtoi se përmes shifrave dhe fakteve, “do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit”.

“Dhe, së fundi, dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj.

Përmes shifrave dhe fakteve, do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe të shifrave konkrete, të identifikuara dhe të rreshtuara jo nga qeveria apo ekspertët e saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i Bashkimit Europian, me të gjithë integritetin e duhur profesional për të treguar se cila është e vërteta.

Edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe në interes të publikut, Shqipëria përsëri spikat si e para në rajonin tonë”, tha Rama.

Nga ana tjetër Rama ka filluar fushatën për zgjedhjet lokale, teksa ka nisur premtimet për rritje pagash. 

Rama ka njoftuar një tjetër rritje pagash që do të nisë nga muaji qershor, si pjesë e politikës për rritjen reale të të ardhurave dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse. Në podcastin e radhës Flasim, kreu i qeverisë shqiptare tha se paga minimale në vend ka arritur në 500 euro, ndërsa paga mesatare është rritur me rreth 10%.

“Nga 1 janari i këtij viti kemi hyrë në një fazë të re të rritjes së pagave, me një drejtim të qartë: rritje reale e të ardhurave dhe mbrojtje e fuqisë blerëse. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagat nominale, të cilat, nga paga minimale në shkallë vendi, janë rritur në 500 euro, apo në mesataren e përgjithshme kanë arritur në rreth 10%, me një ritëm të qëndrueshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Po këtu bëhet fjalë për çka na ka munguar si mekanizëm, jo sepse nuk e kemi ditur mungesën, por sepse s’kemi mundur ta adresojmë si pasojë e mungesës së mundësive të ekonomisë”, tha Rama.

raporti nga be korrupsionin në shqipëri

8 Komente

  1. g
    gogla

    Ju nuk zhgenjeni asnjehere. Edhe zeri i popullit do ju kishte zili sebashku me dullen dhe te gjithe marksistet e botes. Raportet e Be dhe cfaredo lloj institucioni ne Be tashme nuk i hyjne ne pune as dreqit. Sikur edhe keq te flasin/raportojne ska rendesi. Per ceshtjen e korrupsionit ska nevoje te flase askush por vetem te shohim listen e te hetuarve dhe qe jane ne gjykim nga SPAK/GJKKO. Nuk po them per dosje qe jane akoma ne proces hetimi dhe sa te reja jane regjistruar. Po ju te pamfletit si nuk e pyetet, sa per sy e faqe te pakten, kete kryeminister vetem per ate qiraxheshen e AKSHI-it, qe per pak desh u theu zemrat shqiptareve meqe ishte pa shtepi dhe jetonte me QIra. Sju vjen turp, mund te keni lidhje me gjithshka por vetem me gazetarine Jo, pasi beheni thjesht zedhenes te kryeministrit

    1. K
      Kiu

      Qesharak i paftyre!

      1. t
        tyryryry

        mos pi me nga ky malli se ke 1 jave ke deluzione sikur ke mposhtur korrupsionin or ti.

        1. D
          DRE

          Ti o “mret” se di në ça planeti jeto pasha zotin. Se di nëse e bo për të tërheq vëmëndjen nga çështjet serioze që populli të meret me karlliqet që ti thu apo si ësht puna. O i pall kari 500€ 450 mi lek jan. Smë del llogaria në asnjë krah që të ket naj ngritje ekonomike Shqipnia. Po ta mrefësh çik lapsin do kuptosh që je me MINUS shum të madh.inflacioni ka dal nga shinat ty. Thuj asaj debiles Dalina Brahimajt ta provoj i her a jeton ajo me 145€ në muaj se na jep men nëpër TV

          1. r
            rududududududu

            Gebelsi diteve tona!

            1. A
              AAA

              He c'na gjeti. Mor po ky ka filluar ta besoje me gjithe mend se flet me budallej? Po ky eshte i krimbur me korupsion me PPP, investitoret strategjike, AKSHin, rruget qe i bien, paketa e maleve, porti i Durresit, Vlores. Jane pa fund bemat e tij. Duhet nje permbysje si ne Hungari qe te cbehen te gjitha ligjet qe ka bere ky. Duhet tu rrimeret e gjithe pasuria qe ka vene me pikturat. HAhaHA.

              1. R
                Ruri

                Pasi vjedhin dhe zhvasin gjithcka, kane dhe guximin te manipulojne dhe te bejne per budalla nje popull qe e kane masakruar financiarisht

                1. A
                  Altin Prifti

                  Ik mor bastard i ndyre. Kujton se po na hedh hi syve

                  Lini një Përgjigje