TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2024, 16:24

Rithemelimi do të krijojë parti të re? Deputeti i PD-së zbulon se çfarë pritet të bëjë grupi i Berishës!

Shkruar nga Pamfleti

Rithemelimi do të krijojë parti të re? Deputeti i PD-së

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja duke folur për situatë e krijuar në radhët e opozitës, u shpreh se PD i duhet një logo e re.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se PD-së i duhet një ekip i ri dhe në riorganizim urgjent i strukturave në mënyrë që të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas deputetit të PD-së, kjo çështje duhet zgjidhur sa më shpejt, për shkak se gjykata do ta zvarrisë sërish çështjen e vulës.  Mes tjerash Gështenja tha se protesta e 20 shkurtit tregoi se kush është PD, reale dhe se vula është thjesht një detaj.

Nëse do të lexosh mendimin tim them që duhet një strategji e re. Duhet një logo e re, gjithmonë referuar PD. Do të jetë një ping-pong i gjatë çështja e gjyqësorit, gjithsesi 20 shkurti tregoi qartë se kush është PD. Çështja e vulës është detaje por, që besoj se dhe Gjykata do të marrë një vendim. PD i duhet një ekip i ri, duhet me urgjencë riorganizimi i strukturave”, tha Gështenja.

gështenja pd

Lini një Përgjigje