
Ditës së dytë të festimeve të karnavaleve në Shkodër i është bashkuar edhe kryeministri Rama së bashku me familjen.
Magjia e dritave dhe imazheve në godinën e bashkisë u ndoq nga dhjetëra qytetarë.
Nën shoqërimin e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci, kryeministri Rama bëri një ecje në pedonale, teksa ka parë nga afër edhe godinën e kinemasë e cila është përfshirë në rikonstruksion.

Ai nuk ka dhënë asnjë koment gjatë kësaj vizite por ka zgjedhur të shijojë festën së bashku me qytetarët e tjerë.
Gjatë pasdites, i pranishëm në Shkodër do të jetë edhe Presidenti i vendit, Bajram Begaj.
Lini një Përgjigje