TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2025, 13:39

Rinumërimi i votave, Berisha: Vetëm për transparencë, nuk synoj asgjë tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Rinumërimi i votave, Berisha: Vetëm për transparencë, nuk

Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp, foli edhe për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave, ku me kërkesë të dy anëtarëve të KAS-it, do të hapen kutitë e Fierit dhe Tiranës.

Berisha tha se rinumërimi bëhet vetëm për hir të transparencës dhe për asnjë motiv tjetër.

“Absolutisht përveç transparencës, asnjë gjë tjetër. Unë, edhe njëherë e sqarova edhe dje, ky proces është nisëm e kandidatëve të veçantë, të cilëve ligji u ka hequr të drejtën e mundësisë për t’u konsideruar në kërkesën e tyre dhe PD, për hir të transparencës dhe jo për asnjë motiv tjetër, ka vendosur t’i mbështesë kërkesat e tyre.

Sepse PD mbështet çdo kërkesë të çdo individi brenda saj apo në rastin konkret në zgjedhje, që kërkon të rishohë votat.

Unë mbaj një parim, nuk bëj atë që bën ai tjetri që nuk  lejon kurrë të votohet në parti dhe nuk i lejon as të numërojë votat.

Unë nuk e bëj këtë. Unë them transparenca dhe kërkoj mirëkuptim nga çdo kandidat të mos harrojë se jemi parti e transparencës.

Nuk merrem fare me çfarë do paraqesin. Jo!”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje