TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2025, 13:15

“Treni bullgar” në 11 maj, Berisha publikon videot: Ja si u kontrolluan zgjedhjet nga grupet kriminale

Shkruar nga Pamfleti

“Treni bullgar” në 11 maj, Berisha publikon videot: Ja si u

Kreu demokrat Sali Berisha ka publikuar pamje lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ndërsa u shpreh se në këtë process është aplikuar ai që njihet si ‘treni bullgar’.

Berisha ka publikuar video nga qendrat e votimit, ndërsa shprehet se në to tregohet se si grupet kriminale kanë marrë nën kontroll qendrat e votimit.

“Siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.

Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.

Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.


Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.

Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni...

Ja fleta e votimit...

Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.

Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.

Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.

Me gjakftohtësi të paparë.

Është po ky... tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.

Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës.

Edhe njëherë, aty po voton ai”, shprehet Berisha.

Lini një Përgjigje