Ditëne sotme në Komisionin e Ligjeve është diskutuar ligji i “Lojërave të fatit”, që priten të rikthehen sëshpejti pas ndalimit të lojërave të fatit në vitin 2018.
Diskutimet në Komisionin e Ligjeve janë fokusuar tek masat dhe te ashpërsia e përmbajtjes së tij.
Pjesë e diskutimit ka qenë ish Kryetari i Komisionit të Ligjeve, tani anëtar i komisioni Fatmir Xhafaj, i cili e ka konsideruar ligjin jo shumë të ndryshëm nga ligji i 2018 dhe jo shumë të ashpër.
Deputeti i PS-së, pyeti përfaqësues të drejtorisë së Lojërave të Fatit nëse ka shanse që me këtë ligj të mbahet nën kontroll fenomeni i trukimit të ndeshjeve.
“Unë jam dakord këtu me kriteret e vendosura me subjeket aplikues dhe me ato që lidhen, me komisionin e licensimit, me këshillin e mbështetjes së projekteve, pavarësisht se nëse mbetet ligji kështu siç është paraqitur do preferoja kritere shumë më të ashpëra se ato që u prezantuan këtu, për subjeketet dhe administratorët e tyre se nuk ka ndonjë ndryshim nga ato që kemi qenë. Duhet një detyrim më i lartë dhe taksa më të larta se 15 përqindshi që vendosej dikur. Unë nuk jam shumë mbështetës ndaj këtij ligji.", tha Xhafaj.
Ndërkohë, drejtori i operacioneve të lojërave të fatit tha se me legalizimin e këtyre kompanive, rregullat janë të forta, pasi ato rrezikojnë që të humbasin kontratat.
Pjesë nga diskutimi në komision:
Dua të bëj disa pyetje përpara se të vendos votën time:
-A keni ju një analizë se cfarë ka ndodhur pas ndalimit të lojërave të fatit në 2018 në raportin social?
-Nëse është ky dokument a është përfshirë këtu Ministria e Mirqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit të Sportit?
-Ligji në 2018 u bë për të parandaluar riskun social që po kanosej në familjet shqiptare, si është parashikuar nga ky ligj ky risk që ka ekzistuar dikur?
-Ne nuk i kemi mbyllur të gjitha lojërat e fatit ne kemi kasino dhe casino resorte, a mund të na thoni se cilat janë këto dhe a përputhjet vendosja e tyre me vendimin e këshillit të ministrave dhe sa është përfitimi shtetit? A ka pasur shkelje nga këto kazino?
-A ka praktika në vende të tjera ku bastet sportive menaxhohen 100 përqind nga shteti?
Problemi është që tani bëhet drejtpërdretjt të interesuar. Sa ka mundësi që ka që kjo ka, a ka parashikime. Ju thatë se e njihni këtë risk të tillë. Pyetja ime është se çfarë arrin ky ligj dhe si e mbrojmë ne sportin tonë? Aq më tepër si e mbrojmë ne sportin tonë?- e ka mbyllur fjalën e tij në komision Xhafaj.
Lini një Përgjigje